Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit shqiptar, Zef Deda

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit shqiptar, Zef Deda

10:45, 24/11/2023
A+ Aa A-

Aktori i shquar i humorit shqiptar, një nga emblemat e tij, i madhi Zef Deda, mësohet se ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të rëndë. 

Teatri “Migjeni” i Shkodës, i vendlindjes së tij, e ka cilësuar Zef Dedën si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, të cilësuar edhe si “Charlie Chaplin” i Shqiperisë .

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë.  Filloi shkollën e lartë për Gjuhë - Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arrinte të realizojë qindra figura artistike, prandaj ishte dhe ka mbetur mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vjetësh për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit , të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë, Presidenti i Republikës i akordoi titullin " Mjeshtër i Madh". Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën, të dy artistë.

Në foto: Zef Deda përpara një fotografie të Çarli Çaplinit, aktorit të famshëm të komedisë botërore, të cilin ai qe i vetmi ndër artistët shqiptarë, që arriti ta imitojë në mënyrë të shkëlqyer.. 

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco