SYRI TV/ Në përmbyllje të Panairit të Librit, Petrit Ymeri: Edicion i 26 i suksesshëm

18:23, 19/11/2023
A+ Aa A-

Panairin e 26 të Librit, Drejtuesi i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri e quajti të suksesshëm. Në një intervistë për Syri Tv, Ymeri u shpreh se ka pasur interes të lexuesve për titujt e rinj dhe librat klasikë, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore për librin.

SYRI TV

“Pananiri i 26-të i librit” u cilësua nga orgnizatorët si maratonë e suksesshme. Drejtuesi i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri u shpreh për Syri Tv, se përgjatë këtyre ditëve lexuesit kanë qenë të interesuar të rrokin titujt e rinj e të takojnë autorët e shumëdashur. Nxënësit e shkollave kanë qenë vizitorët e pamunguar përgjatë këtyre ditëve.

Ymeri sheh si të domosdoshme nismat shtetërore ku përfshihen rrethet, shkollat, minitritë e bashkitë për ta rikthyer vëmendjen te libri, duke i dhënë një peshë më të madhe, e gjithashtu furnizimin e bibliotekave në gjithë vendin me tituj për fëmijë dhe lexues të rritur.

Panairi është festa më e madhe e librit në vend, që mundëson takimin e lexuesit me autorët dhe botuesit. Përgjatë këtyre ditëve janë mbajtur dhjetra takime në Sofanë e librit, hapësirë dedikuar librit dhe problematikave më të qenësishme që lidhen me librin sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco