Ismail Kadare takim me lexuesit në panair, shkrimtari: Nuk ka jetë pa brenga

18:12, 18/11/2023
A+ Aa A-

Ismail Kadare, shkrimtari më gjurmëlënës në letërsinë shqipe iu bashkua maratonës së ditëve të panairit.

Autori dha mbishkrime për lexuesit e tij. Kadare rrëfeu jeta e ka ushqyer krijimtarinë e tij, e se nuk mund të ketë jetë pa brenga.

Shkrimtari u shpreh se frika më e madhe është vdekja, ngase letërsia e tij tashmë i përket përjetësisë.

Syri Tv

Shkrimtari më gjurmëlënës i letrave shqipe Ismail Kadare u bë pjesë e ditëve të panairit. Në stendën e shtëpisë së tij botuese, Kadare u takua me lexuesit e përkorë të veprave të tij.

Lexues të rinj, njohës së krijimtarisë së tij ndër vite morën nënshkrime nga autori.

Pranë botuesit Bujar Hudhri dhe bashkëshoqërueses së një jete, të shoqes Helena Kadare, shkrimtari Ismail Kadare rrëfeu se rrugëtimi jetësor ka ushqyer produktin artistik.

Kadare nuk ke frikëra të tjera veç asaj që prij ekzistencën, ngase vepra e tij është boshti kryesor i kanonit letrar shqiptar.

Ditë e hareshme është ajo e shkrimtarit, kur takon lexuesin.

Ismail Kadare, i konsideruar si gjeniu i letrave shqipe vazhdon të jetë aktiv në shkrimtari përmes librave të botuar.

Autori është shprehur se ka akoma subjekte të papërfunduar të librave, që do ta njohin së shpejti dritën e botimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco