Shpallen çmimet e Panairit të Librit/ Mira Meksi fiton çmimin 'Shkrimtari më i mirë i vitit'

18:01, 18/11/2023
A+ Aa A-

Në ditën e katërt të panairit u ndanë çmimet për prurjet më të mira të vitit 2023. Mira Meksit iu dorëzua çmimi “Shkrimtari më i mirë i vitit” për veprën “Parisi vret”.

Për përkthimin më të mirë u vlerësua Ana Kove me “Daullja prej llamarine”, ndërsa çmimi për veprën studimore iu dha Thomas Frashërit për “Frashëri i shquar, i panjohur”.

Për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja u vlerësua Diana Çuli për veprën e Simon de Bovuar “Të pandarat”.

Në kategorinë e letërsisë për fëmijë Rudina Çupi mori çmimin si autorja më e mirë për librin “Gjyshja me zemër prej ketri”.

Syri Tv

Prurjet më të mira letrare të edicionit të 26-të të Panairit të Librit 2023 u ndanë në ditën e katërt të ngjarjes më të madhe letrare në vend.

“Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe psikologjisë, për shkrirjen e fakteve me trillimin, për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e dikaturës, të cilat ende na shqoërojnë, për lëvrimin elegant të gjuhës”, çmimi kryesor “Shkrimtari më i mirë i vitit 2023” iu dorëzua autores Mira Meksi për veprën “Parisi vret”.

Për përkthimin e kulluar në shqip  u vlerësua Ana Kove për romanin “Daullja prej llamarine” të novelistit Gunter Grass.

Vepra më e mirë studimore u shpall ajo e Thomas Frashërit, e titulluar “ Frashëri i shquar, i panjohur”.

“Të pandarat” e Simone de Bovuar i dhanë Diana Çulit çmimin përkthimi më i mirë nga frengjishtja.

Çmimi i letëriisë për fëmijë iu dha autores Rudina Çupi për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”.

Procesi  shqyrtimit të librave ka nisur që në shtator, ndërsa shtëpitë botuese i kanë dërguar jurisë 140 vepra. Panairi Librit është ngjarja më e rëndësishme e letrave shqipe dhe të huaja në vend. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco