Si sot, më 11 nëntor 1918, përfundoi Lufta e Parë Botërore

Si sot, më 11 nëntor 1918, përfundoi Lufta e Parë Botërore

08:01, 11/11/2023
A+ Aa A-

Më 11 nëntor 1918, përfundoi Lufta e Parë Botërore.

Për bestytët, armëpushimi doemos mbartte një domethënie, pasi paqja trokiti në orën e njëmbëdhjetë, të ditës së njëmbëdhjetë, të muajit të njëmbëdhjetë të vitit 1918. Kjo luftë pati si pikënisje vrasjen e Arqidukës austro-hungarez, Franz Ferdinand, nga dora e serbo-boshnjakut, Gavril Princip, pjesëtar i rrjetit “Dora e Zezë”. Bota u nda në zona të militarizuara. Ballkani dhe Europa u përfshinë në luftën që do t'u kushtonte jetën rreth 9 milion viktimave.

Kjo luftë do të sillte edhe ndarjen e territoreve dhe rikrijimin e shtetkombeve të dala nga shpërbërjet e perandorive të mëdha. Edhe pse nuk u përfshi drejtëpërdrejt në luftë, në territorin e Shqipërisë ndodhën shumë luftime. Pas mbarimit të luftës, një pjesë e madhe e popullatës u bë pjesë e shkëmbimit të padrejtë, duke i etiketuar ata si popullatë “myslimane” dhe “joshqiptare”. Si rezultat, ata u dëbuan nën shënimin “turq”.

Pas mbarimit të luftës, Shqipëria fillon të lobojë fort në arenën diplomatike për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e popullsisë së saj nga padrejtësitë e ndodhura, në kuadër të konturimit të hapësirës europiane. Bashkëlidhur, paraqitet një e ushtarëve austro-hungarezë duke u tërhequr nga Shqipëria. Po ashtu, një fotografi e ushtarakëve të huaj në Shqipëri gjatë Luftës së I-rë Botërore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco