Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

 'Vdes dhe s’tërhiqem' - motoja e jetës e Tefta Tashko Koços

'Vdes dhe s’tërhiqem' - motoja e jetës e Tefta Tashko Koços

12:28, 02/11/2023
A+ Aa A-

Më 2 nëntor 1910, lindi sopranoja Tefta Tashko Koço.

Ariet lirike të Mozart-it, Verdi-t, Donizetti-t, Pergolezzi-t, Bellini-t, Puccini-t etj, pjesë e repertorit të Koços, dëshmojnë për dimensionin europian të sopranos, të cilësuar si “bilbili shqiptar”. Ndonëse afatshkurtër, karriera e saj njohu veçse të përpjeta. Krahas muzikës operistike klasike, interpretoi me zërin e saj autentik edhe këngë popullore, si pjesë integrale e kulturës muzikore shqiptare, njofton Drejtoria e Arkivave.

Janë plot 36 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Koço i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942, në Paris dhe në Milano. I besuari i sopranos, si vargshkrues i dhjetëra këngëve në repertorin e saj, ishte liriku i letrave shqipe, Lasgush Poradeci (lexo dokumentin). Ky i fundit mban edhe autorësinë e një prej këngëve të Koços, që gëzon më shumë popullaritet, “Kur më vjen burri nga stani”.

Bashkëngjitur, fotografi e një grupi personalitetesh të kohës në krah të Koços, si: Lasgush Poradeci dhe Lola Gjoka, në Shkodër për kremtimet e 25 vjetorit të Pavarësisë nga shoqëria “Rozafa”.

"Vdes dhe s’tërhiqem" ishte motoja e jetës e ndjekur prej Tefta Tashko Koços.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco