Ansambli kujton legjendën e valles, Besim Zekthin

Ansambli kujton legjendën e valles, Besim Zekthin

17:43, 31/10/2023
A+ Aa A-

Ansambli i valleve dhe këngëve popullore do të kujtojë sonte valltarin legjendar Besim Zekthin, ndërsa do të interpretojnë në skenë të gjitha kërcimet tradicionale që kanë shënjuar jetën e mjeshtrit të valleve.

Besim Zekthi numëron 200 valle si solist, por dashurinë dhe pasionin që kishte për traditën shqipe e çoi përpara edhe si koreograf. “Vallen e Shqipeve” shumë të dashur për të, atë të Rugovës dhe shumë të tjera do të interprehen sonte në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Besimi e ëndërronte që vallja shqiptare të trashëgohej brez pas brezi. Kemi krijimet e Besim Zekthit ndër vite, siç është vallja e Librazhdit, vallja e Rugovës. Këto kanë qenë valle të krijuara me shpirt“, thotë Brikena Jaupaj, përgjegjëse artistike e grupit të valleve të ansamblit popullore.

Brikena Jaupaj kujton sot se si ishte të punoje me një figurë të rëndësishme si Besim Zekthi.

“Ishte strikt, profesionist. Donte më të mirën që vallja, lëvizja të lexohej”.

Shumë herë është konsideruar edhe si Gjerdani i Artë, emër i çmimit të krysor që Ansambli Shqiptar mori në Festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Besim Zekthi u shua në moshën 84-vjeçare në Qershor të 2020.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco