Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ ‘ABEL’, kronika e një morti në emër të lirisë. Gazmend Leka rrëfim emocionues në ‘Odeon’

12:47, 29/10/2023
A+ Aa A-

Ekspozita ‘Abel’ e piktorit Gazmend Leka paraqitet për shijuesit e artit, si një kronikë e një morti në emër të lirisë. ‘Abel’ ka në qendër raportin Serbi-Kosovë. Piktori u shpreh në emisionin ‘Odeon’ në SYRI TV, se serbët janë të pashpirt, ata prenë, vranë njerëz e përdhunuan vajza, ndaj nuk ka falje për ta!

Nga Egla Xhemali-SYRI TV

‘O AT’ mos i fal ata, sepse ata e dinë mirë  çfarë bëjnë!’

Ekspozita ‘ABEL’ e piktorit Gazmend Leka e pagëzuar me emrin e konfliktin biblik, i dedikohet luftës  në Shqipërinë e Epërme, në Kosovë, e atij konflikti që u zhvillua brenda oborrit të shtëpisë tonë.

Artisti rrëfeu në emisionin ‘Odeon’ në SYRI TV, se ekspozita  paraqitet për shijuesit e pikturës, në formën e një kronike morti, të asaj pjese të shqiptarisë, të cilës iu desh të paguante një çmim shumë të shtrenjtë për lirinë e dëshiruar. Proceset e pikturimit kanë qenë tronditëse për Lekën, që ndjeshmëritë i shpërthenin në telajo.

Masakra çnjerëzore e vitit 2000, drama e një kohe poshtëruese për shqiptarët, përdhunimet e deri te vrasjet e panumërta, të cilat kanë mbetur pa u ndëshkuar, ndërkaq kërkohet që shqiptarët e Kosovës t’i falin vitet më të errëta të ekzistencës apo të humbjeve të njëpasnjëshme të njerëzve. Piktori i indinjuar thotë se nuk falet gjaku që ka bërë keq:

Ish-drejtuesit e Luftës Çlirimtare të Kosovës të izoluar në burgun e Hagës janë emocionuar për çeljen e ekspozitës. ‘Abel’ e Gazmend Lekës, pas  përmbylljes në FAB do të udhëtojnë drejt Kosovës.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco