VIDEO-SYRI TV/ 'Fluturat' e diktaturës, Alemi: Amnistohet 50 vite krime, nuk ka drejtësi

17:57, 23/10/2023
A+ Aa A-

‘Fluturat’, zërat e 21 grave që rrëfejnë vuajtjet në dikaturë, buzëqeshjet e venitura që dukeshin e zhdukeshin për të fshehur mjerimin e thellë dhe fajtorët e pazbuluar, drejtësia e munguar ishin pjesë e emisionit ‘Odeon’ në SYRI TV. Producenti i filmit Herbert Alemi u shpreh se edhe sot nuk ka përgjegjës për të shkuarën e trishtë. 

Nga SYRI TV

Rrëfimet  e 21 grave, që kanë jetuar në Gradishtë e Savër të Lushnjes, internime, pushkatimin e burgosjen e të afërmve vijnë përmes tregimesh emocionuese të punuara mjeshtërisht nga regjisori Bujar Alimani në filmin ‘Fluturat’.

Ëndrrat e përgjysmuara e shpresa për rënien e dikaturës, tregimet  për arrestimet, takimet pas hekurave e deri te atentatet e kobshme, një buzëqeshje e venitur që dukej e zhdukej për të fshehur mjerimin e thellë, e megjithatë akoma nuk ka fajtorë, emra të përveçëm për krimet e komunizmit.

Producenti i filmit Herbert Alemi u shpreh në Odeon se edhe sot vijon të amnistohet 50 vjeçari i krimeve të komunizmit, e se akoma nuk ka drejtësi për atë që ka ndodhur.

Një pjesë e tyre kanë fluturuar jashtë atdheut, e thonë plotë zëri se nuk e mendojnë rikthimin, në shtëpinë e tyre, në Shqipërinë që i përzuri.

Në rrëfimet e ethshme ndihet zhgënjimi i thellë, që vendi  i tyre nuk i krijoi hapësirën e merituar pas plagëve të hapur, që shteti nuk diti kurrë t’i mjekojë e të rreket për zbulimin e të vërtetës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco