U përurua në Prizren libri, ‘Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese’, i autorit Esat Ruka

U përurua në Prizren libri, ‘Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese’, i autorit Esat Ruka

17:47, 23/10/2023
A+ Aa A-

 

Në organizim të SHKA ‘ Agimi’, dje pasdite në Prizren është bërë edhe përurimi i librit ‘Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese’ nga autori matjan, Esat Ruka.

Në ambientet e ShKA ‘Agimi’ në Prizren u promovua libri ‘Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese’, nga autori i mirënjohur Esat Ruka. Profesori, Zymer Neziri, u shpreh se Esat Ruka nuk është vetëm krenari e Matit, por i gjithë kombit shqiptar dhe viseve ballkanike. Etnomuzikologu, Behar Arllati, theksoi se cilido lexues mund të gjejë gjëra interesante dhe cilido profesionist mund të has në diçka të tillë gjatë leximit të kësaj vepre.

Autori i këtij libri, Esat Ruka, tha se për të ka një domethënie të veçantë realizimi i promovimit të librit të tij në qytetin e Prizrenit, dhe se vërtetësia e reagimeve të tij në këtë vepër është tipari më i rëndësishëm.

Libri ‘Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese’ është gërshetim i analizave dhe vlerësimeve për ngjarje e figura të mëdha të kulturës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco