VIDEO SYRI TV/ Tetori ‘i përgjumur’ i librit, Ministria e Qendra e Librit, pa platformë

17:45, 02/10/2023
A+ Aa A-

Me të njëjtën retorikë, se po i përballojnë me sukses sfidat, ka  nisur ‘Tetori i librit’, që i gjen institucionet shtetërore  pa platformë konkrete për librin dhe leximin. Ministria e Kulturës dhe Qendra e Leximit  nuk flasin se si mund të shpëtojë libri nga kriza e gjatë disavjeçare.

Nga SYRI TV

Në ambientet e ftohta të ‘Piramidës’ me prezencë të botuesve, nxënësve të shkollave e shkrimtarëve, Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, shpallën ‘Tetorin e librit’ me moton ‘Fjalë pas fjale’. Risia e këtij viti do të jetë një monitorim i lexueshmërisë në të gjithë vendin, e cila do të përkthehet në statistika në fund të muajit Tetor.

Retorika mbetet po e njëjta, ajo e një sfide që institucionet po e përballojnë me suksese, ndonëse as Ministria e Kulturës e as Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nuk flasin për një platformë konkrete, që do ta shpëtojë librin nga kriza e gjatë.

Problematikat mbeten disavjeçare, e rrokin të gjitha hallkat nisur me lexuesin, libraritë, për të vijuar me botuesin e shtypshkronjat, po aq përshkallëzohet edhe mungesa e vëmendjes institucionale. Në një kohë kur statistikat tregojnë se të lexuarit është në zgrip, ‘Tetori i librit’, duhet të jetë muaji i gjatë reflektimi e sensibilizimi nga institucionet shtetërore për të gjetur mënyrën e duhur e për të shpëtuar zvetënimin e librit.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco