VIDEO-SYRI TV/ Busti i Papa Klementit XI, Albani te Kombëtari, Bushati: I harruar edhe nga ceremonitë kishtare

17:38, 27/09/2023
A+ Aa A-

Tashmë busti i Klementit XI, Albani do të jetë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar. Zef Bushtati u shpreh se figura e tij e ndritur ishte harruar edhe nga ceremonitë kishtare, kurse varri në Shën Pjetër qëndronte veçmas papëve të tjerë. 

Nga SYRI TV

Busti i Papa Klementit XI, Albani u vendos në mjediset e pavijonit të Mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar, së bashku me dokumentet kushtuar figurës së ndritur.

Klementi i XI, ALBANI ka dhënë një kontribut të vyer  në selinë e shenjtë gjatë papatit të tij nga viti 1900-1921. Në fjalën e tij Zef Bushati, presidenti i fondacionit që mbaj emrin e Papa Klementit të XI tha se figura e tij ishte e harruar, ndërsa varri në Shën Pjetër qëndronte veçmas papëve të tjerë.

Për krenarinë që ndjente Papa Klementi për origjinë shqiptare foli drejtorja e Muzeut, Entela Çipa.

Busti i Papa Klementit XI, Albani është punuar nga familja Baratini në Itali, për të përjetësuar kujtimin dhe veprën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco