SYRI TV/ Gjirokastra plot, por pak të ardhura. Artizanët: Duam turistë elitarë, të vlerësojnë produktin

SYRI TV/ Gjirokastra plot, por pak të ardhura. Artizanët: Duam turistë elitarë, të vlerësojnë produktin

14:50, 29/08/2023
A+ Aa A-

Turistët e huaj vijojnë të vizitojnë Gjirokastrën, por shitjet e prodhimeve artizanale vijojnë të bien. Mjeshtrit e artizanit shprehen të pakënaqur për nivelin e  turistëve që vizitojnë Gjirokastrën duke i cilësuar ata si joelitarë dhe që nuk vlerësojnë prodhimet e veçanta të bëra me dorë. 

Nga SYRI TV

Mijëra turistë vizitojnë çdo ditë Gjirokastrën. Zona muzeale është ndalesa e parë për të huajt dhe vendasit. Pazari karakteristik për fat të keq ka humbur shumë mjeshtra të artizanatit. Por ky fluks turistësh duket se nuk përkthehet njësoj me të ardhurat e artizanëve. Ata shprehen se turistët që vizitojnë këtë qytet nuk janë elitarë dhe nuk blejnë dot prodhimet e tyre të veçanta të punuara me dorë, pasi kushtojnë. Ata ngrenë shqetësim se po humbet identiteti i pazarit të Gjirokastrës, që dikur ishte plot me prodhime artizanale e sot një pjesë e madhe po shesin prodhime industriale që mund të gjenden kudo në botë.

Të huajt  duan të shohin Gjirokastrën e vjetër, por fatkeqësisht atë e gjejnë shumë pak: “Sapo kemi ardhur, më pëlqen pamja që shoh. Do të shoh nëse do të  më pëlqejë diçka këtu. Patjetër që do të blej por dua një kujtim që lidhet me vetë qytetin.” 

Shumë prej bizneseve në zonën historike janë kthyer në lokale, bare e restorante  duke bërë që edhe vetë të huajt të cilët kanë dëshirë të njohin Gjirokastrën,  ta gjejnë veten duke blerë e parë të njëjtat suvenierë si në çdo qytet tjetër. Artizanët e mbetur përpiqen që të mbajnë gjallë traditën duke e trashëguar atë te fëmijët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco