SYRI TV/ "Lin Festival' në bazilikën paleokristiane të Linit, muzikë shqiptare dhe arbëreshe

12:45, 25/08/2023
A+ Aa A-

Rilin Festival u mbajt për dy net me radhë në fshatin turistik të Linit në Pogradec, me qëllim rijetimin e trashëgimisë kulturore dhe muzikore. Festivali u konceptua si një koncert me muzikë shqiptare dhe arbëreshe në brendësi të bazilikës së Linit, duke ngjallur kështu interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Nga SYRI TV

Rijetojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe muzikore. Kjo ishte motoja dhe qëllimi i Lin Festival, i cili u mbajt për dy net me radhë në fshatin turistik të Linit në Pogradec. Një formë e re për të tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj drejt destinacioneve turistike me qëllim njohjen e tyre. Për arritjen e këtij qëllimi Lin Festival ishte konceptuar si një koncert me muzikë shqiptare dhe arbëreshe në brendësi të Bazilikës që i përket shek. VI-VII.

Krahas koncertit muzikor ky aktivitet mblodhi në një panair produktesh edhe artizanë nga Pogradeci, Tirana dhe Kosova në këto ditë kur fshati turistik është i tejmbushur nga të huajt.

Një festival i këtij formati organizohet për herë të parë në Lin, fshat i cili tashmë është mjaft i njohur ndërkombëtarisht edhe pas zbulimit të vendbanimit 8 mijë vjeçar nga arkeologët shqiptarë dhe zviceranë, zbulim i cili ka rritur ndjeshëm kërkesën për të vizituar fshatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco