Vdes këngëtari i famshëm italian, mjaft i dashur për shqiptarët

Vdes këngëtari i famshëm italian, mjaft i dashur për shqiptarët

17:32, 22/08/2023
A+ Aa A-

Vdes Toto Cutugno.

Sapo kishte mbushur 80 vjeç, këngëtari i famshëm italian ka humbur jetën rreth orës 16:00 në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano ku ishte i shtruar prej disa kohësh.

Lajmin për ANSA e ka dhënë menaxheri i këngëtarit të famshëm italian, Danilo Mancuso i cili është shprehur se, ‘pas një sëmundje të gjatë, gjendja e këngëtarit ishte rënduar muajt e fundit’.

Kush është Toto Cutugno:

Toto Cutugno (Salvatore Cutugno lindi ne Fosdinovo me 7 korrik të vitit 1943) është këngëtar i njohur italian.

Cutugno këndoi për herë të parë në Festivalin e Sanremos në vitin 1976 me Albatros me këngën ‘Volo AZ504’, e cila u rendit e treta. Një vit më vonë merr pjesë përsëri në festival me këngën Gran Premio-Çmimi i madh.

Debuton si solist në vitin 1980. Fiton në Festivalin e Sanremos me këngën ‘Solo noi’-Vetëm ne. Në vitet vijuese renditet për pesë herë në vendin e dytë (1984, 1987, 1988, 1989, 1990). Është i dyti edhe në vitin 1985, kur shkruan këngën ‘Noi ragazzi di ogi’-‘Ne, djemtë e sotëm të Luis Miguel’.

Fiton Eurofestivalin në vitin 1990 në Zagreb me këngën ‘Insieme 1992’- ‘Së bashku 1992’. Një vit më pas paraqet Eurovizionin së bashku me Gigliola Cinquetti.

Ka qenë edhe prezantues televiziv. Programet e tij më të njohura janë 'Piacere' Raiuno e 'Domenica In'.

Pjesëmarrjet e tij në Festivalin e Sanremos:

1976 Volo AZ504 me Albatros

1977 Gran premio me Albatros

1980 Solo noi

1983 L'italiano

1984 Serenata

1986 Azzurra malinconia

1987 Figli

1988 Emozioni

1989 Le mamme

1990 Gli amori dyshe me Ray Charles

1995 Voglio andare a vivere in campagna

1997 Faccia pulita

2005 Come noi nessuno al mondo dyshe me Annalisa Minetti

2010 Aeroplani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco