Dita të përkujtojmë përkthyesin që shqipëroi kryeveprat botërore, Gjon Shllakun

Dita të përkujtojmë përkthyesin që shqipëroi kryeveprat botërore, Gjon Shllakun

12:20, 18/08/2023
A+ Aa A-

Përkujtojmë sot intelektualin dhe përkthyesin që shqipëroi kryeveprat botërore, Gjon Shllakun. (24 mars 1923 – 16 gusht 2003)

Tani ju, o muza, që n'Olimp banoni,
dhe si hyjnesha para syve keni
çdo send dhe nuk ju mbetet gjë pa ditur,
tregomni prijsit edhe princat dànaj,
të cilët ne kurrë parë me sy s'i kemi,
por kemi ndier lavdinë pamort të tyre.
Të gjithë kreshnikët që në Trojë luftuan
nuk do të mundja t'i përmend me emër,
sikur dhjetë gjuhë edhe dhjetë gojë të kisha
zë t'pashteruar dhe krahror prej tunxhi,
mos t'm'i kujtonin Muzat e Olimpit
-bija të Zeusit shqytamadh – fatosat
që n'Ilion erdhën luftë t'u hapin trojasve.
ILIADA, Homeri Kënga e II-të

Gjon Shllaku, lindur në Shkodër, ka qenë seminarist i cili më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë e francezë.

Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke kryer dhe studimet e larta të teologjisë dhe filozofisë. Aty studioi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinisht, duke qene se ajo ishte gjuha e klerit.

Ishte vetëm 22 vjeç, kur regjimi komunist, në vitin 1946 e dënoi me 101 vjet burg si anëtar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, prej të cilave vuajti 11, nëpër burgje e kampe internimi.

Profesor Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të Iliadës së Homerit, si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj.

Më 25 dhjetor 1995 iu dha titulli “Profesor”, nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor, muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhërin Naim Frashëri i Artë, nga Presidenti.

Në prill të vitit 2003 i akordohet urdhëri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”.

Është fitues i “Penës së Artë” të dhënë nga MTKRS për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001 si dhe fitues i ”Diskut të Argjendtë” akorduar nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco