Më 16 gusht 1965 nisi këmbimi i Lekut 'të vjetër' me Lekun 'e ri'

Më 16 gusht 1965 nisi këmbimi i Lekut 'të vjetër' me Lekun 'e ri'

10:53, 16/08/2023
A+ Aa A-

Më 16 gusht 1965, bazuar në dekretin nr. 4028, datë 14.7.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër Lek me monedhën e re Lek.

Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 Lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës, njofton Banka e Shqipërisë. Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lek, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 Lek dhe monedhat metalike prej 1 Lek, 50, 20, 10 dhe 5 Qindarka të vitit 1964.

Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit.

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 10 Lekëshe vazhdoi ta quante 100 Lekëshe.

Për të ndryshuar këtë mendësi që na shoqëron që nga reforma monetare e vitit 1965, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë kombëtare për ndërgjegjësimin e publikut me temë “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”.

Kjo fushatë, synon t’i tërheqë vëmendjen publikut për leximin e drejtë të vlerës nominale të shkruar në monedhat dhe kartëmonedhat kombëtare Lek, pa shtuar 0 apo përcaktues të panevojshëm si “i ri” apo “i vjetër”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco