Më 11 gusht 1997 përfundoi operacioni humanitar 'Alba'

Më 11 gusht 1997 përfundoi operacioni humanitar 'Alba'

08:19, 11/08/2023
A+ Aa A-

Më 11 gusht 1997 përfundoi Operacioni “Alba”.

Të gjendur pas klimës së pasigurisë me ngjarjet e ndodhura gjatë atij viti, qeveria shqiptare gjykoi të kërkonte ndihmën e një force shumëkombëshe për të kryer operacione humanitare në vend. Kërkesa iu drejtua OKB-së më 27.03.1997 nga pala shqiptare dhe Këshilli i Sigurimit e miratoi atë, duke i hapur udhë një kontigjenti prej 3000 ushtarësh nga shtete, si: Franca, Turqia, Greqia, Spanja, Rumania, Austria dhe Danimarka.

Shteti koordinues i kësaj trupe do të ishte Italia, e cila u përzgjodh të drejtonte misionin. Bazat operacionale të trupave do të ishin në qytete, si: Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri.

Gjatë këtij operacioni janë zhvilluar rreth 1700 sipërmarrje. Mendohet se në dobi të popullatës janë shpërndarë rreth 5700 tonë ndihma në ushqim, ilaçe, veshje etj.

Trupa ushtarake gjatë gjithë kohës monitorohej nga programi i OSCE-së. Më poshtë, dokumenti i dekretit “Për pranimin në Shqipëri të një force ushtarake shumëkombëshe në mbështetje të operacioneve humanitare”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco