Më 10 gusht 1865 lindi poeti arbëresh Zef Skiroi

Më 10 gusht 1865 lindi poeti arbëresh Zef Skiroi

08:47, 10/08/2023
A+ Aa A-

Më 10 gusht 1865, lindi poeti, etnografi dhe publicisti i shquar arbëresh, Zef Skiroi.

Fare herët, me të mësuar shkrim e këndim, thuri njëvjershë kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, duke brazduar njëherë e mirë hullinë që do të ndiqte më tej. Më 1890, u emërua “docent” i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos dhe me pas titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit.

Dha ndihmesë të çmuar në ngritjen e kulturës arbëreshe.

Në vitin 1887, së bashku me Françesk Petën, themeloi në Palermo revistën “Arbëri i ri”.Ky periodik shërbeu si një busull identitare për arbëreshët dhe si një tribunë e krijimtarisë së autorëve të këtij komuniteti. Në këtë mënyrë, në numrat e saj gjeneruan përmbajtje Serembe, Krispi, Variboba etj. Skiroi vijoi veprimtarinë albanologjike me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Veprat kryesore të tij mbeten “Mili e Hajdhia” dhe“Te dheu i huaj”. Ky personalitet i shquar i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe ndërroi jetë në Napoli në vitin 1927.

Bashkëlidhur, telegrami i Djelmunisë së Elbasanit, i datës 23 korrik 1913, ku profesorit Skiroi i urohet mirëseardhja në Shqipërinë e pavarësuar.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco