VIDEO-SYRI TV/ ‘Gruaja e thyer’ në Festivalin Ndërkombëtar, monodrama korr sukses në Varna të Bullgarisë

17:02, 09/08/2023
A+ Aa A-

Monodrama ‘Gruaja e thyer’ përfaqësoi për të parën herë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘To the stars’ në Varna, Bullgari. Shfaqja me regji të Endri Çelës dhe interpertimin e Adriana Tolkës u duartrokit dhe u vlerësua nga personalitete të teatrit, ndërsa rrugëtimi i saj do të vijojë nëpër të tjera festivale ndërkombëtare.

Nga SYRI TV

Teatri Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli me monodramën ‘Gruaja e thyer’ përfaqësoi për të parën herë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘To the stars’ në Varna, Bullgari.

‘Gruaja e thyer’me regji të Endri Çelës dhe interpertimin e Adriana Tolkës u duartrokit gjatë nga të pranishmit dhe mori vlerësime nga personalitete të fushës si regjisori dhe aktori Thierry Harcourt dhe veçanërisht nga Drejtori i festivalit Marius Donkin, i cili e ftoi shfaqjen në edicioni e radhës të këtij festival, që pritet të mbahet në Shkurt 2024 në Sofie.

Adriana Tolka shkëlqeu nën pekun e Murielit. Një grua 43 - vjeçare që prej 5 vitesh jeton e vetme, e dëshpëruar në apartamentin e saj. ‘Gruaja e thyer’ e autores Simon Dë Bovuar përballë vetes e zërave të shoqërisë përjeton një krizë ekzistenciale, në pritje të takimit me birin e saj, që jeton me bashkëshortin.

Një botë kaotike në sytë e gruas, që ngushëllim nuk gjen askund. Shfaqja shoqërohet me lëvizje trupore, të qara që tregojnë brengën e thellë të gruas së thyer e me fjalë si mënyrë për të përshkruar peshën e përjetimeve, ndërsa mesazhet e monodramës i flasin realitetit në Shqipëri.

Një shfaqje që thyen tabu, një shfaqje e guximshme do të quhej padiskutim ‘Gruaja e thyer’ nga shumësia e aureolës vepruese. Publiku e mirëpriti monodramën, ndërsa regjisori Endri Çela përgjatë një interviste për SYRI TV u shpreh i entuziazmuar për rrugëtimin e saj.

 Shfaqja Teatri Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ mori gjithashtu ftesë nga festivali ndërkombëtar i teatrit ‘Scene at the Crossroads’ që do të zhvillohet në muajin Shtator 2024 në Plovdiv, Bullgari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco