Çdo 6 gusht, koleksioni i kartolinave të shqiptarëve për Mbretëreshën Geraldinë

Çdo 6 gusht, koleksioni i kartolinave të shqiptarëve për Mbretëreshën Geraldinë

11:29, 09/06/2023
A+ Aa A-

Çdo 6 gusht mbërrinte koleksioni i kartolinave të shqiptarëve për Mbretëreshën Geraldinë.

Jehona e jashtëzakonshme në Mbretërinë Shqiptare gjatë vitit 1938 ishte martesa e Mbretit Ahmet Zogu me Konteshën hungareze Geraldina Appony, e cila zyrtarisht u bë Mbretëresha e parë e shqiptarëve.

6 gushti shënonte kremtimin e datëlindjes së saj dhe kartolinat në emër të Mbretëreshës shprehnin dashamirësinë e njerëzve të thjeshtë që e çmonin prej së largu, njofton Arkiva e Shtetit.

Dëshira e madhe e saj për t'u rikthyer në tokën që e deshi aq shumë u plotësua në vitin 2002, pak muaj para se ajo të shuhej përgjithmonë.

Në foto: Mbreti dhe Mbretëresha e shqiptarëve në ditën e kurorëzimit, si dhe një kartolinë urimi për datëlindjen e Mbretëreshës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco