SYRI TV/ Rrëfimi i veçantë i inxhinierit mirditor: Kalova oqeanin, kisha dhimbje të thellë

14:02, 08/08/2023
A+ Aa A-

Historia e një jete dedikuar minierave të Mirditës, largimi nga Shqipëria dhe përjetimet nga keqtrajtimi i të burgosurve të Spaçit në miniera u bënë motivi kryesor i ngjizjes së subjektit të librit “Shpirtin nuk e mora me vete”. Krijuesi Gjon Ndoj thotë se historia që pati lënë pas para 22 vitesh, duhej rrëfyer me të vërtetat e hidhura.

Nga SYRI TV

“Shpirtin nuk e mora me vete”, kështu titullohet botimi i parë i krijuesit Gjon Ndoj.

Rrëfimi zë fill me largimin e autorit 22 vite më parë nga Shqipëria. Përgjatë procesit të të shkruarit, Gjoni përjetoi deri në asht dy momente të rëndësishme: nga njëra anë largimin nga vendi, ndërsa nga ana tjetër rroki çastet e keqtrajtimit të të dënuarve në burgun e Spaçit, që mbetën linjat qendrore në libër. Synimi kryesor i krijuesit është të hedh dritë mbi historinë e vendlindjes dhe të zbulojë të vërtetat e një kohe të errët.

Botimi u vlerësua për rrafshet shumëdimensionale e për rrjedhshmërinë e të shkruarit nga krijues, miq e bashkëpunëtor të autorit.

Gjon Ndoji shpreson që libri të ngjallë kërshërinë e brezave për të njohur historinë e uron të përqafohen përjetimet e thella teksa shihte se si keqtrajtoheshin barbarisht të dënuarit e burgut të Spaçit në minierat e Mirditës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco