Histori: Çfarë ka ndodhur më 1 gusht?

Histori: Çfarë ka ndodhur më 1 gusht?

07:39, 01/08/2023
A+ Aa A-

 

1498 - Kristofor Kolombi bëhet i pari evropian që viziton atë që është tani Venezuela. I mahnitur nga bukuritë e bregdetit dhe pasuritë me burime ujrash të ëmbël, që dredhuan rrugën e tij drejt lindjes, Kolombi i shkroi mbretëreshësh Izabela se kishte arritur qiellin në Tokë (parajsën tokësore).

1914 - Perandoria Gjermane i shpall luftë Perandorisë Ruse në hapjen e Luftës së Parë Botërore; gjermanët patën sukses në frontin lindor duke përfituar nga paqëndrueshmëria politike në Rusi - në vitin 1917 qeveria gjermane lejoi udhëheqësin komunist bolshevik të Rusisë Vladimir Lenin për të udhëtuar nëpër Gjermani nga Zvicra për në Rusi; historianë thonë se Lenini u ngarkua me miliona marka gjermane gjatë kthimit në Rusi; Berlini besonte se në qoftë se Lenini krijonte trazira të mëtejshme politike, Rusia nuk do të ishte më në gjendje të vazhdonte luftën e saj me Gjermaninë, duke lejuar ushtrinë gjermane të përqëndrohej në Frontin Perëndimor. Por në verën e vitit 1918, me amerikanët që filluan të zbarkonin në Evropë në shkallën prej 10.000 ushtarësh në ditë, dhe rezervat gjermane të shteruara, ishte vetëm çështje kohe para se trupat aleate ta detyronin Gjermaninë të kapitullonte.

1937 – Shkodër; vdiq Ndre Mjeda - atdhetar, klerik, poet -
Vaji i Biylbylit

Për 7 vjet (1880 - 1887, ndihmuar nga kisha katolike, Mjeda studioi letërsi në Spanjë; retorikë, latinisht dhe italisht në Kroaci; shkroi poezi shqip; dha mësim muzike në Itali; dhe përktheu letërsi.

Më vonë studioi teologji në në Poloni, dhe dha mësime për filozofi dhe filologji, dhe shërbeu si bibliotekar, dhe profesor i logjikës dhe metafizikën. Mjeda shërbeu si anëtar i Komisisë Letrare, në Shkodër, dhe deputet në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë.

U tërhoq nga politika pas humbjes së Fan Nolit në dhjetor 1924; më pas, shërbeu si prift i famullisë në Kukel; dha mësime në gjuhën dhe letërsinë shqipe në kolegjin jezuit në Shkodër, deri në vdekjen e tij më 1937, në moshën 71 vjeçare.

1957 - Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja formojnë Komandën e Mbrojtjes North American Aerospace (NORAD). që mbron sovranitetin ajror të Amerikës së Veriut. Komandanti i NORAD dhe zëvendës komandant janë përkatësisht një gjeneral amerikan me katër yje, dhe një gjeneral kanadez me tre yje.

1961 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert McNamara urdhëron krijimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), organizata e parë e centralizuar amerikane e spiunazhit ushtarak.

1966 - Spastrime intelektualësh dhe imperialistësh bëhet politikë zyrtare në Kinë në fillim të Revolucionit Kulturor.

1974 - Mosmarrëveshjet në Qipro: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara autorizon krijimin e "vijës së gjelbër", duke e ndarë Qipron në dy zona - greke dhe turke.

1975 - Nënshkruhet marrëbeshja e Helsinktit që çoi në krijimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, KSBE sot OSBE.

2001 - Kryetari i Gjykatës së Lartë të shtetit Alabama, Roy Moore vendos një monument të Dhjetë Urdhëresave biblike në ndërtesën e gjyqësorit, duke çuar në një padi për ta hequr atë dhe largimin e tij nga detyra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco