Google: Po zhvillojmë mjete të reja për të ndihmuar mediat, shqetësohen gazetarët

Google: Po zhvillojmë mjete të reja për të ndihmuar mediat, shqetësohen gazetarët

17:49, 21/07/2023
A+ Aa A-

Google bën me dije se po zhvillon mjete të Inteligjencës Artificiale (AI) për të ndihmuar gazetarët të shkruajnë tituj në stile të ndryshme shkrimi dhe histori të ndryshme.

"Qëllimi ynë është t'u japim gazetarëve zgjedhjen e përdorimit të këtyre teknologjive në zhvillim në një mënyrë që rrit punën dhe produktivitetin e tyre," tha një zëdhënës i Google në një deklaratë të dhënë për Euronews.

Inteligjenca artificiale është rritur me shpejtësi dhe ka nxitur shqetësimet se mund të zëvendësojë vendet e punës. Ka pasur edhe pikëpyetje në lidhje me saktësinë e informacionit të dhënë nga AI.

"Thjesht këto mjete nuk synojnë dhe nuk mund të zëvendësojnë rolin thelbësor që kanë gazetarët në raportimin, krijimin dhe kontrollimin e fakteve të artikujve të tyre," bën me dije Google.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco