SYRI TV/ Muzikali 'Mamma mia' me aktorë e këngëtarë, historia intriguese e dashurisë që hap telashe

14:56, 21/07/2023
A+ Aa A-

Muzikali “Mamma mia” do të vijë për dashamirësit e teatrit në Amfiteatrin e Liqenit. Bazuar në këngët e grupit të ABBA-ve, shfaqja do të shoqërohet me aktrim, muzikë e koreografi. Aktorët e Teatrit Kombëtar thonë se puna për muzikalin ka qenë sfiduese, ndërsa premtojnë t’i dhurojnë publikut dy net plot argëtim. 

SYRI TV

Një histori e komplikuar që mbetet e hapur nga e shkuara dhe çelja e një porte  për të nisur një jetë të re. Kështu zënë fill situatat dinamike në muzikalin “Mamma mia” bazuar në këngët më të njohura të grupit të ABBA-ve. Zonjusha e hijshme Sophie, që do të kurorëzojë dashurinë me Skyn, ka ftuar 3 baballarët e mundëshëm në dasmë. Ajo kupton shumë nga shënimet e së ëmës në ditar, kurse çdo skenën e shfaqjes shoqërohet nga bisedat, këngët, kërcimet. Motiv qendror në shfaqje është dashuria që përligj ekzistencën.

Për aktorët Amos Zaharia, Gerta Mahmutaj, Donald Shehu dhe Denardo Neziri procesi i punës ka qenë sfidues:

Shfaqja nën konceptimin regjisorial të Altin Bashës dhe në drejtimin artistik të Linda Kazanit do të ngjitet mbërmjen e 25 dhe 26 Korrikut në Amfiteatrin e Liqenit, ndërsa aktorët premtojnë t’i dhurojnë publikut dy net plot argëtim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco