SYRI TV/ Gjirokastra çel festivalin folklorik kombëtar: Eventi rikthehet pas 8 vitesh mungesë

16:22, 25/06/2023
A+ Aa A-

Festivali folklorik kombëtar ka çelur siparin e saj në kalanë e Gjirokastrës, pas 8 vitesh mungesë. Artistë nga treva të ndryshe shqiptare do të përformojnë me këngë dhe valle të të gjitha krahinve të Shqipërisë për 1 jave duke dhuruar emocione të forta për qytetarët dhe turistet.

Syri tv

Është çelur mbrëmjen e të shtunës festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Një nga ngjarjet  më të rëndësishme kulturore në vend që ka bërë bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar. Nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorë për dore, festivali kombëtar nisi në Kalanë e gurtë, duke risjellë pas 8 viteve ndërprerje motivet, ritmet, këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë. Artistë popullor, artizanë si dhe artdashës të të gjitha moshave u mblodhën në kalanë e qytetit për të shijuar një nga eventet më të mëdha të muzikës dhe valles tradicionale shqiptare. Folkloristët kanë shprehur emocionet  e para te rikthimit pas 8 viteve ne skenën e Gjirokastrës

Ky event i rëndësishëm do të mbahet 1 javë, ndërsa Gjirokastra ka mirëpritur edhe mijëra turistë të cilët shijojnë   më të mirën prej saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco