SYRI TV/ 'Planeti' plot ngjyra i piktorëve të vegjël, Ferko: Njerëzit të duan dhe të mbrojnë natyrën

19:33, 17/06/2023
A+ Aa A-

Fëmijët e qendrës “ Xhoi dhe Xhulia” çelën një ekspozitë në Galerinë e Artit Tiranë, ku paraqitën 45 punime në pikturë me tematikë “Planeti ynë”. Nga piktorët e vegjël spikati penelat plot ngjyra e Tomas Ferkos, që u drejtoi bashkëmoshatarëve dhe të rriturve një kërkesë miqësore, për ta dashur e për ta mbrojtur natyrën.

Nga SYRI TV

Qendra e kurseve “Xhoi dhe Xhulia” çeli në Galerinë e Artit Tiranë një ekspozitë me 45 vepra të talenteve në pikturë, të titulluar “Planeti ynë” nën kujdesin e kuratores Meri File.

Nga njëra anë dashuria e pafundme për natyrën, ndërsa nga ana tjetër abstragimi që zë fill prej imagjinatës për të ndërtuar planetin e tyre të përkryer, botën ideale për piktorët e vegjël.

Mes vogëlushëve spikasin penelat ngjyrore të Tomasit, që frymëzimin e merr nga bukuritë e natyrës. 9-vjeçari përcjell një mesazh të rëndësishëm përmes veprës së tij.

Natyra zgjedh shndërrimin në pikturat e Dejonës, ndërsa procesi i krijimit është po aq i rëndësishëm e lirik, në analogji me poemat e shkruara, veçse në pikturim flasin imazhet.

Themeluesja e qendrës “Xhoi dhe Xhulia”, artistja Xhoi Jakaj u shpreh e lumtur për vijueshmërinë e traditës së organizimit.

Aktivitetet vijnë në kuadër të festivalit “Rin Fest” dhe kanë për qëllim të zbulojnë e promovojnë talentet e reja.  

Gazetar: E. Xhemali

Operator: S. Goga

Montazhier: L. Islami

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco