Dy shpalljet 'tradhtar kombi' që çuan në konfiskimin e kinema 'Majestikut'

Dy shpalljet 'tradhtar kombi' që çuan në konfiskimin e kinema 'Majestikut'

18:38, 17/06/2023
A+ Aa A-

Shpallja “tradhtar kombi” i Koço Kotës dhe i Thoma Orollogës solli konfiskimin e Kinema “Majestik”.

Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës Korçë në marsin e vitit 1946-ës (lexo dokumentin) vendoste: “Marrjen në dorëzim të përkohshëm të Kinema ‘Majestikut’ nga ana e Seksionit të Kulturës Popullore të Nënprefekturës së Qendrës për dobi të Kulturës për deri në përfundimin e formaliteteve ligjore për shtetëzimin e saj, tue qenë se aksionet më të shumta janë të tradhëtarëve Koço Kota e Thoma Orolloga”, duke sjellë kështu shtetëzimin e kësaj kinemaje.

“Majestic” ishte kinemaja më e vjetër dhe më e frekuentuar e qytetit. E themeluar qysh në vitet ’20, qe kthyer në vatrën më të rëndësishme kulturore duke paraqitur përpara publikut korçar aktorët dhe filmat më të realizuar të kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco