Më 17 qershor 1958, ndërroi jetë kryepeshkopi ortodoks Kristofor Kisi

Më 17 qershor 1958, ndërroi jetë kryepeshkopi ortodoks Kristofor Kisi

15:58, 17/06/2023
A+ Aa A-

Më 17 qershor 1958, ndërroi jetë kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Kristofor Kisi.

U lind në lagjen kala të Beratit dhe studimet i kreu ne “Shkollën Patriarkale” të Halkit, ku u diplomua në vitin 1906. Në 1908-n filloi punë në Korçë në gjimnazin e qytetit. Ndërsa, në 1916 do të niste pa kthim rrugëtimin kushtuar besimit, duke u shuguruar si prift.

Pas pavarësisë së Shqipërisë, Imzot Kisin e vërejmë si një nga anëtarët më aktiv në instancat e Kishës Ortodokse. Gjatë periudhës së pushtimit fashist, pranoi idenë e “binjakëzimit” të ortodoksisë me katolicizmin, që u konsiderua e papranueshme nga qeveria e dalë pas lufte.
Imzot Kisi vdiq në rrethana të paqarta në kishën e "Shën Prokopit". Në këto rrethana, qeveria e Hoxhës do të mbyllte siparin e drejtimit të komunitetit ortodoks, duke vendosur në krye të tij një mbështetës të farkëtuar në Luftën Nacionalçlirimtare, siç ishte Paisi.

Më poshtë, një portret i mitropolitit, dokumenti i pranimit të postit, si edhe fragmente të zbardhura të një mbledhjeje të zhvilluar në Kryeministri, ku theksohej nevoja për shkarkimin e menjëhershëm të Kisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco