VIDEO-SYRI TV/ Festivali 'Verdi off' në Sheshin Skënderbej, Mascitelli: Vepra luan me keqkuptimet

19:24, 16/06/2023
A+ Aa A-

Sheshi Skënderbej foli në gjuhën italiane për dy ditë. Festivali i Teatrit ‘Verdi of’, që organizohet prej dy vitesh në Shqipëri nga Teatro Regio di Parma në bashkëpunim me ambasadën italiane, sollën për publikun shqiptarë veprën ‘Aida’ të Giuseppe Verdit, konceptuar mjeshtërisht nga regjisori Mario Mascitelli. Në një intervistë për Syrin Tv, artisti tha se është e lehtë të prezantohesh para dashamirësve të artit me një pjesë të tillë, në një hapësirë që shndërrohet në teatër të hapur.

Mario Mascitelli, Regjisor:

Jam shumë i nderuar që ndodhem këtu. Kisha shumë dëshirë të vija në Shqipëri dhe ta vizitoja. Të gjithë flasin për Shqipërinë. Eksperineca ime do të jetë patjetër, një eksperiencë shumë e gëzueshme dhe jam i bindur që do të largohet me mbresa të jashtëzakonshme nga këtu. Padtshim që do të japim më të mirën tonë për atë që do të organizojmë. Mezi presim të jemi në shesh e të vëmë pjesën teatrale.

‘Verdi Off’ është kthyer në një organizim traditë. Prej 10 vitesh festivali i teatrit ka krijuar identitetin e tij në Itali, ndërsa prej dy vitesh, po zhvillohet edhe në Shqipëri. Regjisori zbulon si do të rrjedhin aktivitetet përgjatë dy netëve.

Mario Mascitelli, Regjisor:

Padyshim janë dy ditë shumë të ngjeshura me aktivitete. Bëhet fjalë për mizanskenë të një lloji të veçantë veshur me nota humori. Një teatër ndryshe në funksion të operas ‘Aida’, që do të jepet në Teatrin e Operas dhe Baletit, që është opera e vërtetë. Ne do të bëjmë një mizanskenë, një pjesë teatrale shumë shakatare, e cila vjen ndryshe. Vjen në shesh e punuar nga teatri i rrethit Teatro di Çerkio tek i cili unë jam regjisor. Duhet të vijnë të na shohin pasi do qeshin shumë.

Çdo pjesë përbërëse e veprës, bashkë me truket e Operas janë shpirtëzuar në mënyrë organike, kurse qasja e re kapërcen sfondin lirik, ndryshe nga pjesa origjinale.

 

Mario Mascitelli, Regjisor:

Kur vepra artistike, është nj vepër që njihet për muzikën e mrekullueshme, për historinë po ashtu të cilën e konceptojmë si tragjike. Është e lehtë të luash me të dhe të organizosh diçka me qasje tjetër, me një koncept të ri duek sjell një shfaqje teatrore në funksion të asaj muzik, duke organizuar për ta kthyer atë dramacitet të Aidës në një mënyrë paksa hokatare, deri diku komike. Është shumë e lehtë të punosh me një vepër të  rëndësishme të të madhit Verdit.

‘Aida’ me gjithë dinamizmin e saj, rrotullohet në historitë e keqkuptimeve. Pjesa kalon nëpër nota fine humori, për t’u zhvendosur nga rrafshi tragjik për te komikja.

Mario Mascitelli, Regjisor:

Dihet se ‘Aida’ është një varg njerëzish që kalon në shkretëtirë dhe vepra jonë luan me keqkuptimet. Trupa teatrale përfaqëson njerëzit që mendojnë se  kanë fituar një udhëtim, shorte, që do ti çojë ata me pushime në plazh. E gjithë vepra do të zhvillohet me kostume plazhi ndryshe nga vepra lirike e Verdit. Pjesa luan me keqkuptimet e fjalëve në italisht. Është diçka e çuditshme dhe  e veçantë.

Puna për t’u marrë me Verdin e për të parë veprën e tij në një mënyrë tjetër shumëdimensionale është një sprovë, ndaj regjisori rendit pigmentet e reja që sjell trupa teatrale në Shqipëri:

Mario Mascitelli, Regjisor:

Gjëja më e veçantë është për të mos e marrë shumë seriozisht duke pasur maksimumin e respektit për veprën e maestro Verdit. Veçoria kryesore është se trupa teatrale do të recitojë në mënyrë komike ato që aktorët e mëdhenj dhe artistët zakonisht i këndojnë në Opera, në atë liriken. Pra, ndryshimi është ky: ne sjellim në një formë tjetër një Aidë ndryshe, këtë herë të shpirtëzuar me komiken. Qëllimi kryesor është që njerëzit të argëtohen e të kënaqen.

Në bashkëkohësi, sidomos vitet e fundit e veçanërisht pas pandemisë Covid - 19 të ushqyerit me art të mirë e cilësorë ka qenë domosdoshmëri. I pyetur se sa  të rëndësishme janë  bashkëpunimet ndërshtetërore me veprave të  huaja, po dhe aktorëve me kombësi të ndryshme, Mario u shpreh se është mënyra më e mirë për të komunikuar, ndërsa tha se do të ishte i lumtur të ngjiste në skenat shqiptare  një vepër. 

Mario Mascitelli, Regjisor:

Padyshim që pandemia Covid -19 na bëri të mendonim që bota aristike mund të mbaronte.  Problemet që kemi haur i paraprinte malli që kemi pasur për skenën, mungesa e veprave në teatër. Pdyshim një gjë që zbuluam ishte bashkëpunimi me anë të botës digjitale. Edhe teatri shkoi online, si shumë gjëra të tjera. Kjo e mbajti gjallë teatrin, me shpresën se një ditë do t’i rikthehej dhe skenës.

Në Shqipëri do të vija menjëherë. Njoh shumë artistë. Do isha shumë i kënaqur të vija të bashkëpunoja me artistët shqiptarë. Kur një popull ka diçka për të thënë padyshim, ajo kalon përmes artit dhe e jep mesazhin më të fortë. Unë  do të isha i gatshëm që nesër të vija një vepër në skenat shqiptare, ndoshta një rigoleto.

Regjisori u shpreh i keqardhur për ngjarjen e paprecedentë që ndodhi me Teatrin Kombëtar, me godinën që ishte kthyer në tempull të fjalës dhe lirisë. Mario tha se asgjësimi i një teatri është humbja e një mundësie, që hap horizontet e mendjes dhe shpirtit. 

Mario Mascitelli, Regjisor

Kur shembet një teatër patjetër që shembet një shtëpi, nga ku komunikohet dashuria për artin e për njerëzit. Është një keqardhje shumë e madhe, një dhimbje e tmerrshme për një teatër që shkatërrohet e tragjikisht shembet, jo vetëm për ata që kanë bërë teatër, po dhe për ata, publikun në këtë rast, që në teatër shkojnë për të parë diçka ndryshe për të marrë një mesazh ndryshe. Të shembësh një teatër është edhe të humbësh një mundësi.  Ne jemi munduar që të ndërtojmë një teatër tonin, sepse dhe ne na e shembën, e unë jam një prej tyre që po e ndërton teatrin. Ne do të bëjmë teatër në shesh, mbase dhe nga kjo duhet të vij mesazhi për njerëzit, nga i cili kuptohet se ne zgjodhën këtë hapësirë, se nuk kemi ku të prezantojmë shfaqjen teatrale. 

Mario pret një publik entuziast për këtë realizim të ri:

Mario Mascitelli, Regjisor:

Shpresoj që publiku shqiptarë ta mirëpresi. Është një vepër e madhe, është një vlerë të madhe kulturore.  Si artist, patjetër është shpresa për një publik të madh. Ne e dimë shumë mirë se janë edhe sprova këto që ndërmarrim, të cilat duan edhe kohën e tyre, përvojën. Koha na mëson që gjithkund do të ketë një pikënisje. Edhe sheshi na thotë diçka.

Regjisori premton se do kthehet sërish në Shqipëri për të tjera projekte teatrore.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco