Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

'Vendi i dëshmisë dhe kujtesës' në Shkodër, rritet numri i vizitorëve në muze

11:08, 15/06/2023
A+ Aa A-

Muzeu “Vendi i dëshmisë dhe kujtesës” në Shkodër është e vetmja vendndodhje që përkujton viktimat përgjatë sistemit TË diktaturës. Numri i turistëve në këtë muze është në rritje, ndërsa ata vetë pohojnë se e shkuara e Shqipërisë ka qenë e trishtë.

Syri TV

“Vendi i dëshmisë dhe kujtesës” në Shkodër është i pari muze i ndërtuar në Shqipëri për të përkujtuar torturat e regjimit dikatorial në vendin tonë. Muzeu është një nga pikat kryesore që preferojnë të vizitojnë turistët vendas dhe të huaj. Xherardo Nikjari, historian i muzet thotë se në këtë sezon veror  numri i turistëve është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Historiani tregon ndjeshmëritë e vizitorëve, kur mësojnë se si torturoheshin njerëzit gjatë viteve të komunizmit.

Dëshmitë e një kohë të errët paraqiten në muze, kurse vizitorët e kombësive të ndryshme thonë se kanë mësuar një pjesë të mirë të historisë së shqiptarëve.

"Kisha dëshirë që të vizitoja Shqipërinë, të mësoja më tepër për kulturën dhe historinë. Ky muze është shumë interesante, pasi tregon se çfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe çfarë kanë përjetuar njerëzit.

Është shumë interesantë. Mësova historitë përgjatë kohës së komunizmit, që më parë s’i kisha dëgjuar. Është një vend për të mësuar shumëçka e për ta njohur të shkuarën. Vij për herë të dytë në Shqipëri dhe kam dëshirë të rikthehem" shprehet një turist.

 “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” mbetet e vetmja dëshmi për viktimat që u vranë përgjatë sistemit diktatorial. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco