SYRI TV/ Libri 'Jetë të humbura' të autorit Dëfrim Çeka: Jashtë jetimores përjashtohen e përbuzen

17:52, 14/06/2023
A+ Aa A-

“Jetë të humbura” është sprova e parë  letrare e autorit Dëfrim Çeka. 23-vjeçari rrëfen historinë e djaloshit Val, brenda dhomës së ftohtë të jetimores, ndërsa thotë se përtej dyerve të mbyllura, jetimët janë të përjashtuar e të përbuzur nga shoqëria. 

Nga SYRI TV

Dhomat e ftohta të jetimores e vuajtjet deri në asht të vogëlushëve u bënë motivi kryesor i ngjizjes së subjektit të novelës “Jetë të humbura” të autorit Dëfrim Çeka. Historia e djaloshit Val me ndrydhjet, që krijohen nga vështirësitë e të jetuarit në një ambient, për nga ndjeshmëritë  e protagonistit - të zbrazët dhe nga ana tjetër në një shoqëri që e përbuz të rriturin ndryshe.

23-vjeçari rrëfen përmes notave realiste dhe një tragjizmi të thellë të vërtetat e mohimet. Përtej dyerve të mbyllura të jetimores, shoqëria tregohet përjashtuese ndaj tyre e harron më esencialen e ndjesive, të dhuruarit dashuri për ta. “Jetë të humbura” përcjell mesazhe të qenësishme për jetën dhe për dashurinë me qëllim që njerëzimi të sensibilizohet e të luftojë fenomenet, për të cilat fëmijët vuajnë sot. 

Gazetare: E. Xhemali

Operator: E. Jahelezi

Montazhier: L. Islami

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco