SYRI TV/ ‘Përtej kufirit dhe portave’ e Artan Peqinit, piktori: Kombinohen personazhet realë e historik

15:22, 04/05/2023
A+ Aa A-

Artisti Artan Peqini ka çelur në Galerinë e Arteve të Bukura ekspozitën e fundit “Përtej kufirit dhe portave”, një rrëfim piktorit me në qendër historinë, antikitetin e natyrën, si pjesë të pandashme të rrugëtimit artistik të piktorit. 

Nga SYRI TV

"Përtej kufirit dhe portave" titullohet cikli i fundit në pikturë i artistit Artan Peqini. Copëza rrëfimesh e ndjesish kohore, historia, dinamika e koloriteve elegante që përqafim formën, rrjedhshmëria e një rrëfimi që flet qartë si drita, e që e shpie në antikitet feksjen e mendimit, çel brenda unit artistik dyert e së shkuarës, ndërsa nga ana tjetër e shpie shikimin tej, në të ardhmen.

Koha, simbolika qendrore e veprave, vjen si fill dialogimi:

Bukuritë natyrore janë më shumë se idilike në punimet e Peqinit, kurse tretja piktorike e figurave njerëzore i lë shteg shijuesit të artit për të gjetur veten nëpër tablo.

Udhëtimit të pandalshëm ndjesor të Artan Peqinit, dashamirësit e artit mund t'i bashkohen në Galerinë e Arteve të Bukura deri më 21 Maj.

/Gaz: Egla Xhemali, Op: E. Noka, Mont: N. Stafa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco