Më 1 maj 1889 u hap shkolla e parë shqipe në Prizren

Më 1 maj 1889 u hap shkolla e parë shqipe në Prizren

08:10, 01/05/2023
A+ Aa A-

Gjuhëtari, historiani dhe arsimtari i përkushtuar, Mati Logoreci, ndërmori nismën për hapjen e kësaj shkolle, të quajtur ndryshe si shkolla shqipe e djemve. Në cilësinë e mësuesit, Logoreci do të edukonte brezat e rinj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të pamohueshëm në përparimin e mësimdhënies.

E çelur vetëm dy vite pas Mësonjëtorës së Korçës, shkolla e Prizrenit shënoi një hap vendimtar në ecurinë e arsimit në shqip. Tri vite më pas, në vitin 1892, në Prizren u hap edhe shkolla shqipe e vajzave.

Më poshtë, paraqitet dekreti mbi dhënien e titullit “Mësues i Popullit” Logorecit me rastin e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, si edhe propozimi i Universitetit të Tiranës mbi dekorimin e tij me "Urdhërin e Lirisë" së klasit të V-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco