‘William Shakespeare’, klithma e Hygosë nga ekzili në Angli, te sekreti i mbretëreshës Elisabeth I

17:07, 22/11/2022
A+ Aa A-

Një akt lirie më shumë se sa letërsi pat qenë në vitet ‘60 vepra “William Shakespeare” e Victor Hygosë  e përkthyer mjeshtërisht nga Abdulla Rami, që vuante internimin në Gosë të Kavajës. Në një shtëpi të zbrazët e të zymtë dorëshkrimet e tij u ruajtën prej vajzave për vite me radhë në një sënduk të vjetër prej druri dhe u rikopjuan me shkrim dore nga e bija e përkthyesit. Bashkëpërkthyese e këtij botimi është edhe Ermira Godo, që imagjinata i sillte përpara syve imazhin e atij burri në të 60-tat, i cili ngrihej herët në mëngjes, kur të gjithë ende flinin, i paqtë, e i pazhurmët, zinte vend në tavolinën e drunjtë, ulur në një karrige të vjetër atje në fundin e dhomës e fillonte të shkruante nën dritën e feksur të agut, me frymën e shpresës së dëlirë, me ëndrrën e pritjes së një dite të re, me kujtimet e Montpëljesë në zemër, nën kërcitjen e llozeve a rënkimin e çelësave të qelisë strukur diku në mendje, vazhdonte të përkthente Hugo-në në ritualin e tij.

“Lindja e saj është tepër e veçantë, ngjizja dhe përfundimi i saj mbetet i veçantë. Përkthimi ka lindur në vitet 60 dhe ka filluar të përkthehet nga gjyshi im Abdullah Rami i cili i sapo dalë nga burgu u Burrelit ishte internuar në Gosë të Kavajës. Për të gjetur një përmasë lirie, filloi të përkthen këtë vepër të Hygos. E veçanta në këtë është se kjo vepër u shkrua nga Hygo në ishujt e Anglisë.”-tha përkthyesja Ermira Godo.

I shkruar mrekullisht bukur e me një gjuhë të përzgjedhur, libri është një pasuri jo vetëm fjalësore. Në të zbulohen fakte dhe  materiale të panjohura nga lexuesit, nga të cilat Godo veçon:

“Do ju zbuloj një detaj edhe pse lexuesi e njeh mirë Hygonë dhe Shekspeare-n. Ky i fundit ishte i mbështetur nga mbretëresha e Anglisë. Hygo sjell fakte të pakundërshtueshme prej tij në realitetin që Shekspeare deri në vdekje s’ka qenë i mbështetur nga Elizabeth.”-tha ajo.

Libri përmban të dhëna biografike, analiza e shënime të Hygoit për veprën e plotë të William Shakespeare. E nisur si një parathënie, si një mënyrë për të vështruar thellë e për të mësuar më shumë për kryeveprat e kolosit të letrave angleze të shkruarit vazhdoj gjatë derisa u kthye në botim shumëfaqësh.

Te “Shakespeare” i Hygoit do të takoheni ndër faqe edhe me shkrimtarët që kanë bërë historinë e letërsisë botërore.

Sprova që ka kaluar Ermira Godo nuk ka qenë e lehtë. Fjalitë e gjata të autorit në latinisht, për të cilat asaj i është dashur të kërkoj gjatë, bashkë me këshillat e njohësve të gjuhës latine, janë një tjetër veçanti e botimit.

Përkthyesja ka rilexuar në disa gjuhë veprat e Shakespeare, për të sjell një përkthim që tingëllon sikur teksti të ishte shkruar në shqip.

E shkruar në kohën më të errët që jetoi Hygoi, vepra e kapërcen të pamundurën e hap dyert e portës së shpresës. Përkthyesja tregon arsyen e përzgjedhjes së “William Shakespeare” të Victor Hygoit për t’u sjell në shqip nga gjyshit i saj.

Botimi është një përpjekje shumëvjeçare për të njohur lexuesin, jo vetëm me kryeveprën e Hygoi, po për të qëmtuar thellë nëpër shpirtin e trazuar të autorit, të cilit liria i pat munguar gjatë.

Gaz: E. Xhemali

Op: S. Goga

Mont : O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

armiri, paris01/12/2022 14:35

Ajo vjedh edhe punen e gjyshit vet, si mashtron edhe shtetin francez, si mashtron shefat e paguhet edhe nga shteti shqiptar si diplomate ne Unesco Ajo kopjon si te vishet, si te sillet. Ajo eshte nji mashtruse qe nuk di me fol e me shkrujt mire frengjisht. Ka bo 2 libra me emrin e gjyshit dhe shpall veten gati shkencetare. TURP

Shto koment

Denonco