Më 10 tetor 1813, lindi muzikanti italian Xhuzepe Verdi

Më 10 tetor 1813, lindi muzikanti italian Xhuzepe Verdi

07:06, 10/10/2022
A+ Aa A-

Më 10 tetor 1813, lindi muzikanti italian antidoktrinar, Xhuzepe Verdi.

Krijimtaria e Verdit, gjerësisht lirike, i përket periudhës romantike. Ndryshe nga bashkëkohësit e tij, Verdi ndoqi gjurmët e Rosinit, të Belinit dhe të Donicetit, duke gërshetuar melodramën e fillimit të shekullit me dramën muzikore që simbolizon veprën e Wagnerit.

Verdi studioi në Konservatorin e Milanos dhe fillimisht punoi mbi veprat e mjeshtrave të mëdhenj gjermanë dhe italianë. Ai prezantoi me sukses operën e tij të parë “Oberto” në vitin 1838. Megjithëse, prezantimi i “Nabucco”-s qe triumfal, i pritur si një himn që simbolizonte rezistencën e Italisë ndaj dominimit austriak.

Të suksesshme do të ishin edhe operat e tij pasuese, “Les Lombards” (1843) dhe veçanërisht “Macbeth”-i (1847), në të cilat vërehet një përsosje e orkestrimit. Në mënyrë të padyshimtë, teatraliteti i pleksur me shprehjen e emocioneve kundërvënëse, shpaloset në “trilogjinë” që kombinon “Rigoletto”-n, “Le Trouvère” dhe “La Traviata”-n. Verdi do të vijonte të krijonte, veçanërisht në Paris.

Krijimtaria e tij do të përmbyllej me veprat “Otello” dhe “Falstaff”. Mes vjetëve 1861-1985, kreu një karrierë të shkurtë politike si deputet. Më poshtë, një portret i Verdi-t dhe partiturat e veprës së tij "Nabucco".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco