Asgjë e re: Masat për harxhimin 'e kotë' të energjisë elektrike sot, si në vitin 1961

Asgjë e re: Masat për harxhimin 'e kotë' të energjisë elektrike sot, si në vitin 1961

08:23, 17/09/2022
A+ Aa A-

Duke nisur nga data 1 tetor, çdo familje do ta paguajë 4 herë më shtrenjtë çmimin e energjisë elektrike nëse kalon konsumin mujor prej 800 kwh.

Kjo masë sipas Qeverisë është ndërmarrë në kushte krize ndërkohë që çmimi i energjisë në bursa ka arritur nivel rekord.

Por, Drejjtoria e Arkivave zbulon se masa për kufizimin apo reduktimin e energjisë janë marrë në çdo kohë dhe nga çdo qeveri. Arkiva ka publikuar një vendim të vitit 1961 i cili ka në thelb kërkesën për "caktimin e normativave të konsumit të energjisë elektrike".

Urdhëresa vijon si më poshtë:

“Për të disiplinuar konsumin e energjisë elektrike për nevoja të prodhimit industrial, të ndërtimit, të transportit dhe veprimtarive të tjera ekonomike, për të pakësuar në minimum shpenzimet në këtë zë dhe për të mënjanuar harxhimin e kotë të energjisë elektrike që nuk ka lidhje me mekanizimin e punës dhe per funksionimin e proceseve teknollogjike, është e nevojëshme të vendosen normativat e përdorimit të energjisë elektrike në veprimta rinë kryesore të ndërmarrjeve shtetërore ekonomike si dhe të kalohet në planifikimin e shpërndarjes së centralizuar të energjisë elektrike.”

Kryeministria më 1961.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco