Hafëz Ali Korça, denoncuesi i parë shqiptar i ideologjisë komuniste me 'Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit'

Hafëz Ali Korça, denoncuesi i parë shqiptar i ideologjisë komuniste me 'Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit'

07:57, 05/04/2022
A+ Aa A-

Më 5 prill 1873 në Korçë u lind Hafëz Ali Korça, hoxhë, hafiz, hatip, publicist dhe përkthyes i kryeveprave të letërsisë fetare e artistike orientale.

Ali Korça, i biri i Iljaz efendi Kadiut, vinte nga një familje që brez pas brezi kishin qenë dijetarë të fesë. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në vendlindje, në shkollën iptidaije dhe atë idadije. Studimet e larta i kreu në medresen "Çifte Minareli" në Stamboll.

Prej njohurive që kishte në gjuhët tradicionale të Lindjes, përktheu kryeveprat fetare e letrare si "Mevludi" më 1900, "303 fjalë të Imam Aliut" botuar në Korçë më 1910. "Gjylistani dhe bostani" të Saadiut më 1918 dhe "Rubaijat" e Khajamit më 1930 nga persishtja.

Në 1925-tën shkroi "Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit" duke u shënjuar si denoncuesi i parë shqiptar i ideologjisë komuniste.

Më 15 shkurt 2017 Presidenti i Republikës Bujar Nishani e vlerësoi pas vdekjes me dekoratën "Nderi i Kombit".

Në Arkivin e Shtetit gjendet fondi personal i Hafëz Ali Korçës dhe sot publikohen kopure gazetash që flasin për jetën dhe veprimtarinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco