Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO-SYRI TV/ ‘Synergy’, për muzikën klasike në Ballkan. Bizhga: Projekti mbështet talentet e rinj

16:47, 29/03/2022
A+ Aa A-

‘Synergy’ është projekti që bënë bashkë 12 kompozitorë, 50 muzikantë dhe menaxherë të rinj të kulturës nga vende të ndryshme. Qëllimi kryesor i tij është zhvillimi i industrisë klasike në Ballkanin Perëndimor.

Nga SYRI TV

Projekti ‘Synergy’ lindi nga dëshira për t’i dhënë frymë tjetër industrisë klasike në Ballkanin Perëndrimor e për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar, për t’u dhënë mundësi të tjera artistëve për përfaqësim,  e për të kontribuuar në zhvillimin e muzikës në këtë pjesë të Evropës. Përgjatë prezantimit të projektit, drejtuesi për Shqipërinë u shpreh:

Ndërlidhja e workshop-eve të kulturës , të atyre që janë të përfshirë në festivale dhe muzikë artistike është një mundësi e mirë për promovimin e trashëgimisë kulturore.

Nxitja e kompozimit të veprave klasike frymëzuar nga trashëgimia lokale e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, si dhe bashkëpunimi i kompozitorëve të të rinj është një tjetër qëllim i projektit.

Ne kemi përzgjedhur projektet e 12 kompozitorëve, që vijnë nga shtete të ndryshme. Ata do të qëndrojnë në rezidenca, në vende të ndryshme kështu që, ata do kenë mundësi të njihen me kulturën lokale dhe të jenë të ftuar në festivalin tonë të muzikës.  

Finalja e madhe e projektit, do të përfshijë një turne të festivalit për promovimin e muzikantëve dhe kompozitorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco