Atdhetari dhe politikani Aqif Pashë Elbasani

Atdhetari dhe politikani Aqif Pashë Elbasani

07:00, 10/02/2022
A+ Aa A-

Më datë 10 shkurt të vitit 1926, ndërroi jetë Aqif Pashë Elbasani, një prej eksponentëve të lëvizjes atdhetare para dhe pas shpalljes së Pavarësisë.

Aqif Pashë Elbasani, ashtu sikurse njihet emërisht edhe në historiografi, është pinjoll i Biçakçinjve, një familjeje të madhe çifligare. Pasi mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, Aqif Pasha u nis drejt Stambollit për të kryer studimet e larta.

Në fund të shek. të XIX-të, iu kundërvu administratës osmane dhe mbështeti lëvizjen arsimore që u zhvillua pas fitores së Revolucionit Xhonturk. Ndërsa, përgjatë vjetëve 1910-1912, iu bashkua qëndresës së armatosur antiosmane dhe luajti rol të rëndësishëm në organizimin e kryengritjes së përgjithshme në qarkun e Elbasanit.

Pas fitores së Revolucionit Xhonturk, u vu në krye të klubit atdhetar të shqiptarëve “Bashkimi”. Në korrik 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës dhe në vjeshtë të këtij viti, qe gjithashtu në punimet e Kongresit Arsimor të Elbasanit. Kontributi i tij lidhur me ngjarje madhore në historinë e vendit, vijon me organizimin e kryengritjes së përgjithshme për Shpalljen e Pavarësisë.

Më 25 nëntor 1912, bashkë me patriotët Lef Nosi, Qemal Karaosmani, E. Jorgaqi, F. Papajani e të tjerë, Aqip Pasha ngriti flamurin shqiptar në qytetin e Elbasanit, duke shpallur pavarësinë. Në vitin 1913 u emërua prefekt i Elbasanit, detyrë që e ushtroi deri në 1914-n, kur u emërua ministër i Brendshëm dhe i Luftës.

Organizimi i Kongresit të Lushnjes u bë i mundur edhe falë angazhimit të tij të dallueshëm. Në vitin 1922, largohet nga Shqipëria i detyruar nga lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme. Pasi u vendos në Vjenë, krijoi Partinë Kombëtare.

Në vitin e mëpasshëm u zgjodh deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco