Homazh i rrallë në nderim të Maks Velos: Dërgojini lulet tuaja pranë Ministrisë së Kulturës

Homazh i rrallë në nderim të Maks Velos: Dërgojini lulet tuaja pranë Ministrisë së Kulturës

09:21, 08/05/2020
A+ Aa A-

Homazhe të rralla do të zhvillohen sot në nderim të një personaliteti të shquar, Maks Velos, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Ministria e Kulturës njoftoi se pret nga qytetarët të dërgohen lule dhe kurora pranë ambienteve të saj nga cilido që dëshiron t'i japë lamtumirën e fundit, kësaj figure. 

Ministria e Kulturës njoftoi sot:

"Maks Velo ishte njeri i lirë. Ai sfidoi sistemet dhe institucionet në emër të lirisë. Ai u nda nga jeta në këto ditë të pazakonta, ku si për ironi "liria" i është privuar njerëzimit mbarë.

Në kushtet e distancimit social, Ministria e Kulturës, do të presë sot, nderimet e fundit, ndonëse në mungesën e tij fizike. Në mënyrë simbolike, kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, arkitektin, piktorin e shkrimtarin, është i ftuar, në shenjë homazhi e respekti, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve të Ministrisë së Kulturës."


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci08/05/2020 18:38

Rip o trim

Shto koment

Denonco