FOTO/ Një prej vrasjeve më makabre të vitit 1990 në kufi I ndjeri Fatmir Duro, 27 vjeç

FOTO/ Një prej vrasjeve më makabre të vitit 1990 në kufi

10:10, 19/06/2018 Nga Kastriot Dervishi
A+ Aa A-

Mbrëmjen e datave 9-10 qershor 1990, dy shokë nga Orman Pojani i Korçës, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç, orvaten të arratisen nëpërmjet Postës Kufitare të Shelegurit të Rrethit të Kolonjës. Të rinjtë kishin dëgjuar se kalimi i kufirit nuk quhej më “tradhti ndaj atdheut”. Fatmir Duro synonte të largohej sepse kishte njerëz në Australi, ndërsa shoku i tij që martohej pas disa ditësh, synonte të mëkëmbej ekonomikisht.

Pikërisht në orët e para të datës 10 qershor 1990 (ora e vrasjes është kontradiktore me synim manipulimi), ushtarët e kufirit i pikasën. Ata vranë 27-vjeçarin Fatmir Duro.

Gjithë posta me në krye komandantin është ngritur në këmbë. Nuk e kanë fshehur kënaqësinë se “e vranë njërin”.

I ndjeri Fatmir shihet në foto i masakruar me një prej plagëve më të çuditshme që mund të sjellë një vrasje. 

Personi tjetër mundi të largohej nga vendi i krimit, por u arrestua nga një polic në Barmash. U dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për orvatje të paligjshme të kalimit të kufirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco