FOTO/ Rrethinat e Kukësit pa energji elektrike, vazhdon riparimi i nënstacionit të Rexhepajt

FOTO/ Rrethinat e Kukësit pa energji elektrike, vazhdon riparimi i nënstacionit të Rexhepajt

10:52, 28/07/2017
A+ Aa A-

Për shkak të zjarrit që ra në një pjesë të N/Stacionit Rexhepaj në Kukës, kanë pësuar djegie dhe janë dëmtuar rëndë 6 fidra 10 kV, duke lënë pa energji një pjesë të qyteti i Kukësit si dhe ish-komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmishtë dhe Shtiqen.

Grupet e OSHEE janë  sot në vendngjarje duke punuar prej dy orësh dhe mësohet se nevojitet të paktën dhe 1 orë për riparimin e dëmit.

Qyteti i Kukësit po furnizohet me ernergji elektrike nga fideri 5 përmes linjës unazore dhe brigadat e OSHEE po vijojnë punën intensivisht për t'i dhënë energji zonave të tjera përreth si Shishtavecit, Topojanit, Zapodit, Shtiqen, Bushat, Nange dhe Gostil.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco