Alma dhe Viola, dy vajzat e njoma që po mbajnë mbi shpinë 3 skizofrenë dhe mjerimin

Alma dhe Viola, dy vajzat e njoma që po mbajnë mbi shpinë 3 skizofrenë dhe mjerimin

13:42, 24/03/2017
A+ Aa A-

Dy motra nga Skrapari me mbiemër Shallari tregojnë historinë e dhimbshme të familjes së tyre. Gjithçka ka nisur në vitin 1980, kur babai i tyre shfaqi shenja depresioni, të cilat më pas u agravuan dhe sot ai vuan nga skizofrenia.

Kishte qënë gjyshi i vajzave që e kishte martuar të birin e sëmurë, duke mos e pranuar kurrë faktin që djali i tij të ishte i sëmurë. Ndaj, nga kjo martesë erdhën në jetë tre vajzat, dy nga të cilat sot iudrejtuar emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” për të treguar vuajtjen me të cilën janë përballur gjatë fëmijërisë së tyre.

Disa vite pas babait të vajzave, të njëjtën gjendje përjetoi edhe halla e vogël e tyre; burri e divorcoi pasi konstatoi se ishte me skizofreni. Duke mos patur tjetër mundësi ku të jetonte, ajo u kthye në shtëpinë e vajzërisë, ku situata u bë teje e vështirë, pasi dy persona, motër e vëlla në moshë madhore, vuanin nga skizofrenia.

ImagePavarësisht mjekimit të vazhduar, situata është vështirësuar prej vitit 2011, sidomos sa i takon rastit të hallës, e cila është bërë edhe më agresive. Përpos gjendjes së rënduar për shkak të problemeve psikologjike të dy anëtarëve të familjes, ata vuanin edhe mungesën e të ardhurave.

Në studion e “News24”, vajza më e madhe, Alma tregon momentet e vështira që ka përjetuar në familjen e saj, përbuzjen në shkollë, dhe martesën në moshë të vogël.

Ajo sot është bërë nënë, por kërkon të marrë edhe kujdestarinë e motrës së vogël, e cila është autike. Edhe pse motra e dytë, Viola kujdeset çdo ditë për babain, hallën dhe motrën e vogël, ajo gjen kohë edhe për mësuar. Mes emocionesh ajo tregon se ka dëshirë të ndjekë studimet e larta.

Por pavarësisht përpjekjeve, atyre u rrezikohet shëndeti psikologjik, pasi jetojnë çdo ditë dhe natë jetojnë nën një presion tepër të madh, për shkak të gjendjes së babait dhe hallës.Përpos gjendjes së rënduar për shkak të problemeve psikologjike të dy anëtarëve të familjes, ata vuanin edhe mungesën e të ardhurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco