Pashkët, nis sot Kreshma e madhe që zgjat deri më 8 prill

Pashkët, nis sot Kreshma e madhe që zgjat deri më 8 prill

11:29, 19/02/2018
A+ Aa A-

Besimtarët Ortodoksë kanë nisur sot Kreshmën e Madhe, datë 19 shkurt 2018 , e cila do të zgjasë deri në kremtimin e Pashkës, datë 8 prill 2018.

Kreshma e Pashkës së Madhe është periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. 

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji

E Hëna, e Marta, e Mërkura e javës së parë të fillimit të kësaj kreshme, quhen të bardha sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortë bëhet edhe të Premten e Madhe (të premten e Javës së Madhe para Pashkës). Për këtë lloj privimi në këto ditë nevojitet biseda paraprake me priftin

Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë.

Lejohet te hahet peshk vetëm në festën e Ungjillëzimit, në dt. 25 Mars dhe të Dielën e Palmave (Dafinave) që këtë vit bie në datë 1 Prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo19/02/2018 13:22

Zoterinj gazetare kjo foto ilustruese eshte e gabuar sepse i perket kreshmes se katolikeve, qe ne fakt ishte te henen e kaluar. Sot fillon kreshma e madhe e ortodokseve! Ortodokset falen dhe bejne kryqin duke qendruar me kembe ( prej nga vjen edhe cilesimi ortos- drejt nga greqishtja) dhe katoliket falen dhe luten te ulur ( kato- i ulur perseri nga greqishja). Biles edhe kryqet prej ari te katolikeve dhe ortodokseve kane dallim me tyre. Kjo foto qe shohim pasqyron nje besimtar katolik.

Shto koment

Denonco