Endira Bushati: I kujtoj ‘kësaj’ Lelës së kam fituar kundër “Top Channel’ e ‘Klan’, jo më ...

Endira Bushati: I kujtoj ‘kësaj’ Lelës së kam fituar kundër “Top Channel’ e ‘Klan’, jo më ...

18:05, 22/09/2017
A+ Aa A-

Post kryesia e PD-së duket se po sjell më shumë përplasje edhe se vetë mbledhja e kryesisë së demokratëve ku nuk munguan edhe incidentet. Por pas publikimit të disa audiove nga SYRI.net, kanë nisur edhe ‘gjuetia’ për njerëzit që i kanë regjistruar.

Sigurisht aludimet janë të shumta, por një prej anëtarëve të kryesisë që i është përmendur emri si regjistruese ka reaguar.

Bëhet fjalë për Endira Bushatin, ish-kryetaren e AMA dhe aktualisht anëtare e kryesisë së PD-së. Ajo ka reaguar ndaj medieve që i kanë përmendur emrin pikërisht si njeriu që ka bërë përgjimet në kryesi.

Ja çfarë shkruan Endira Bushati në Facebook:

Sqarim:

Po lexoj që një portal i quajtur "Politiko" paska shkruar se unë kam përgjuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë.

Ky soj portali u drejtoka nga njëri me emrin Alfred Lela...

Së pari: Kur unë flas në media, në kryesi, në facebook, flas vetëm në emrin tim dhe nuk i shërbej asnjërit që tenton të përdorë qëndrimin tim publik ndaj Bashës për emocionet e veta të protagonizmit politik!

Së dyti: UNË NUK KAM PËRGJUAR E AS REGJISTRUAR MBLEDHJEN E KRYESISË, DHE AS MË SHKON MENDJA TA BËJ NDONJËHERË KËTË GJË, SEPSE UNË QËNDRIMIN TIM E KAM TË QARTË E TË PRERË NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN!

MADJE MADJE DHE VETË, FJALËN TIME E PASHË TË QARKULLONTE NË MEDIA SOT NË MËNGJES!

Ndaj, i bëj thirrje urgjentisht këtij portali të japë menjëherë përgënjështrimin tim, siç e deryron ligji, përndryshe do të depozitoj që të hënën padi për shkaktim dëmi në gjykatë!

Ky lajm, ka 2 mundësi si mund të jetë prodhuar:

1. Shpifës profesionistë e injorantë që nuk dinë pasojat ligjore!

2. Urdhër nga zyrat e PD, që vetë duket se kanë nxjerrë përgjimin me qëllimin për të denigruar kritikët e (medemek) Kryetarit!

Duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga ky soj servilësh që opozitën e konsiderojnë biznes!

Në radhë të parë, për vendin!

 (P.S. I kujtoj kësaj Lelës që unë nuk kam "përtuar" të merrem me Top Channelin e Klanin bashkë, edhe atëherë kur shefi i tij kishte frikë të merrej!)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lola23/09/2017 11:17

Me shum se ty qe komenton cdo gje ....ka vlere shum Edlira Bushati.

Daj Jaku22/09/2017 22:54

A futet në llogari Luli i vocërr mashtruesi?

Loran22/09/2017 18:18

Po kush e llogarit edlira bushatin mor aman

Shto koment

Denonco