Rama apel Metës: Të reflektojë dhe kthjellohet një orë e më parë. LSI, një vrimë në ujë. Do kemi koalicion të madh, por…

Rama apel Metës: Të reflektojë dhe kthjellohet një orë e më parë. LSI, një vrimë në ujë. Do kemi koalicion të madh, por…

11:26, 03/07/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur takimin e parë që u zhvillu sot me 74 deputetët e rinj të PS, duke sulmuar ashpër Ilir Metën.

Ai tha se Meta duhet të reflektojë, për të qenë president konsensual dhe jo konfliktual. Sipas Ramës, Meta i  bëri një dëm të pariparueshëm figurës së presidentit, më e rënda në këto 27 vite demokraci.

“Kjo është shumë e rrallë për një parti. Në bazë të përll 73% të shqiptarëve që janë të pranishëm në atdhe.

Ta mbajmë vath në vesh se këtë sukses nuk e kemi marrë për atë që kemi bërë por për atë që do të bëjmë. Të zgjidhur nga një zinxhiri i një koalicioni jo me pak problem. Ju falënderoj sy më sy të gjithëve. Jam i bindur se kemi rezerva rritëse.

Faleminderit 12 udhëheqësve të qarqeve. Falënderojmë partnerët e mandatit që lamë pas për votat. Dua të falënderoj Ilir Metën jo për hedhjen në erë të së majtës së Bashkuar. Dua t’i lutem të gjithë Të kthjellohet njëherë e mirë për të qenë konsensual dhe jo konfliktual.

LSI-ja  përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë. I bëri dëm gurës së kreut të shtetit sa nuk i është bërë më 25 vjet”, tha Rama.

Gjithashtu si lëshoi deklarata thumbuese për LSI-në, duke e quajtur “një vrimë në ujë përpara Shqipërisë”, në spektrin politik shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tosi03/07/2017 16:27

1/5 e shqiptareve te dhane voten , me hir e pahir, vetem 1/5 e shqiptareve o piktor shkarraviash, kjo eshte turp e faqe e zeze per ty dhe poshtersi per 4/5 e shqiptareve

Oedvino03/07/2017 16:20

.Kpute ne kryq nese je pak Njeri; mos ja harro ekstremet qe ka perdor per Ty, jo nji here por...!Njeriu nje jete ka e per nje fytyre rron; nuk te bejne fajde leket me thase para dinjitetit te thyer! Kpute ore kpute!

krasasi tp03/07/2017 16:18

Sigurisht.Ju do deshironit nje president kukull dhe z.Meta nuk ua ploteson kete pritshmeri.As Ilir Meta dhe as kush ne LSI, nga i pari tek antari i fundit, nuk e ka konsideruar LSI mbi Shqiperine.E kunderta ka ndodhur.Taulant Balla , Pandeli Majko jane shprehur me ze e figure, se e duan Partine( me shume se Shqiperine).Te tjere nuk jane shprehur, por kane vepruar.E kane ndare "tepsine e shtetit"me oligarket, klientelen dhe shoqnine.Qytetaret nuk kane si ta dine, se si i ndan "aksionet"sitemi oligarkik.

selimi03/07/2017 15:11

Nje b... qe eshte mesuar te pje..., do pj... gjithnje. Goja e ketij shalgjati vetem pje...., sado qe t'i shkruash e ta keshilloj, sikunder beri me letren e saj bashkeshortia e Dritero Agolli para dy ditesh.

reb03/07/2017 14:53

Po koalicioni i madh ku eshte ketu? Apo ishte karemi per te lexuar lajmin? Po s'keni faj, se me ate nivel gazetarie dhe gazetaresh qe ka Shqiperia edhe ju ashtu do silleni.

Shto koment

Denonco