Syri.net ka mësuar se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërprerë sot papritur fushatën elektorale dhe është larguar jashtë vendit. Kryedemokrati nuk do të jetë në asnjë miting elektoral pasditen e sotme sikurse ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, ndërsa është larguar pa asnjë njoftim.
Sipas informacioneve që disponon redaksia jonë, Lulzim Basha ka udhëtuar me bashkëshorten Aurelën drejt Frankfurtit në Gjermani me fluturimin e orës 13:00-15:40. Syri.net mëson gjithashtu se në orën 17:00 nga aeroporti i Frankfurtit niset fluturimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak ditë më parë gjatë një takimi elektoral, kreu i PD zbuloi se do të kishte një takim me Donald Trump së shpejti, por nuk dha asnjë detaj më tepër.
Në një situatë të tillë politike kur ndodhemi në mes të fushatës elektorale, vështirë se Lulzim Basha do të ndërpriste takimet politike për zgjedhjet e 25 qershorit, përveç se ndonjë takimi të rëndësishëm.
Dhe ky takim mund të jetë pikërisht ai me Presidentin amerikan. Shenjat janë që po. Sonte në mbrëmje, në emisionin “Dritare me Rudina Xhungën” do të transmetohet intervista e Lulzim Bashës në “Vizion Plus”, por kjo intervistë është regjistruar një ditë më parë, ç’ka na bën të dyshojmë më shumë se kreu i PD është nisur drejt Uashingtonit./ SYRI.net/
© SYRI.net
USA shpëtoi botën nga fashizmi dhe komunizmi, dy ekstremet llahtarisht të majta. Miljarderët tip Soros që kërkojnë rilindjen e komunizmit bashkë me ideollogjitë e vjetra e të reja të barazisë në varfëri dhe shoqëri të hapur pa familje e shtete, pa kujtesë e histori, pa tradita, me qëllimin e vetëm të sundimit të oligarkëve financiarë mbi turmat e zhveshura nga shpresat për të ardhme sipas traditave të rrënjosura nga historitë e popujve. Shpresa e dështimit të Soros dhe zagarët e tyre buron nga USA, nga Trump. Rrugë të mbarë dhe suksese në takim, tregoi se shqiptarët e dashurojnë USA, i janë mirnjohës për ndihmën historike ndaj kombit të vogël, tregoi gjithashtu se Rama është një çiban qelbi dhe nuk përfaqson kombin tonë, traditat e tij, respektin për USA.
Besoj se vizita e Bashes ne SHBA me Trumpin do te ringjalli shpresat e humbura te shqiptareve per te ardhmen e tyre....si dhe do te trondisi klanet antishqiptare si brenda ashtu dhe jashte vendit....
Per hajer qofte
Me kembe te mbare ne Washington, pune te mbare e sukses! Shqiperia dhe shqiptaret kane femijet, niper e mbesa ne ate vend te shenjte. Duajeni me shpirt SHBA qe edhe SHBA tju doje juve! Qofte e bekuar kjo udhe!