Një përgjigje për Ismail Kadarenë dhe Romana Vlahutin - Nga Kastriot Myftaraj

Një përgjigje për Ismail Kadarenë dhe Romana Vlahutin - Nga Kastriot Myftaraj

10:23, 11/05/2017
A+ Aa A-

(Ju, z. Kadare i gjunjëzoheni Vlahutinit, unë iu gjunjëzohem hebrejve të botës për t’ iu kërkuar falje për urrejtjen ndaj tyre që përmban vepra juaj)

 Ismail Kadare në letrën e tij për Romana Vlahutin thotë se i gjunjëzohet për t’ i kërkuar falje meqënëse i përket të njëjtit popullsi edhe unë që e paskam fyer Vlahutinin. Ismail Kadare i është gjunjëzuar dikur si shkrimtar bashkëkombasit të Vlahutinit, kroatit të serbizuar Ivo Andriç, autorit të një memorandum famëkeq për ndarjen e Shqipërisë të shkruar për qeverinë jugosllave në Beograd, në 1939. Asnjë shkrimtar dhe intelektual, për të cilin është i shtrenjtë vendi i vet, nuk flet me adhurim për një koleg të huaj që ka bërë planin e coptimit të vendit të tij. Kadare është rast unik.

Kadare është një shkrimtar që e kupton domethënien e fjalëve. Prandaj ai e kupton mirë se, kur Vlahutinin e kanë quajtur në shtypin kroat “zonja e parë hije” e Presidentit të Kroacisë (artikull të cilit unë i referohem), ky është një eufemizëm për fjalën “kurvë”. Aq më tepër kur në artikullin kroat të cilit unë i referohem, tregohen edhe skandale të këtij lloji që ajo i ka bërë së bashku me shefin e saj Presidentin Josipoviç.

Është për t’ u habitur që Kadare dhe Policia e Shtetit në Shqipëri e kanë nderin e Romanës më të shtrenjtë se ajo vetë! Romana nuk ka bërë padi në vendin e saj ndaj autorit të artikullit të mësipërm, për të vënë në vend nderin e saj të cënuar. Kadareja më quan mua një njeri “jonormal”. E thënë nga Kadareja, fjala është kompliment! Sepse vepra e Kadaresë ka qenë instrument zyrtar i diktaturës komuniste për formësimin e normalitetit njerëzor të njeriut skllav të shtetit diktatorial.

Kadare thotë se është gati të përulet në gjunjë para Vlahutinit për të kërkuar ndjesë që fyerjen që iu bë nga shtypi i vendit të tij, dhe për të protestuar që Vlahutini që sipas tij ka ardhur në Shqipëri për “lehtësimin e brengave” ndesh një mosmirënjohje të tillë.

Është kërshërore fraza e zgjedhur nga Kadare: “lehtësimi i brengave”. Është pikërisht ajo çka i kanë thënë me ironi Romanës në vendin e saj, në Kroaci, se bënte ndaj shefit të saj si “Zonjë e Parë Hije”.

Kadare, ashtu siç ka shpërfillur faktin që Andriç ka qenë autor i një projekti për coptimin e shtetit shqiptar, shpërfill tani faktin që Romana Vlahutin ka edhur në Shqipëri për të inicuar “integrimin” e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, që është paralajmëruar të krijohet me ish-republikat dhe krahinat jugosllave, minus Slloveninë dhe Kroacinë, plus Shqipërinë. Kadare nuk shqetësohet nga procese të tillë.

Është interesante që Kadare nuk flet për atë që Policia e ka quajtur “thirrje për veprime të dhunshme”, nga ana ime, ndaj Vlahutin. Duket se Kadare nuk e ka besuar këtë gjë.

Nëse Kadare ka detyrim t’ i gjunjëzohet dikujt, ai duhet t’ i ishte gjunjëzuar popullit hebre dhe t’ i kërkonte falje për fyerjet që i ka bërë gjithandej veprës së tij, në prozë dhe poezi. Kadare, duke qenë se vepra e tij mësohej në të gjithë ciklin arsimor të kohës së diktaturës komuniste dhe librat e tij rekomandoheshin dhe ende rekomandohen zyrtarisht në sistemin arsimor shqiptar të të gjitha cikleve, ka qenë një gjenerator i nxitjes së antisemitizmit, urrejtjes ndaj hebrenjve. Mua personalisht më është dashur një kohë e gjatë që të çlirohem nga mbetjet e kësaj urrejtjeje ndaj hebrenjve e nxitur nga librat e Kadaresë, me të cilën jam ushqyer në shkollë. Unë i bie në gjunjë popullit hebre dhe i kërkoj falje që vendi im ka nxjerrë një shkrimtar në veprën e të cilit rrjedh një lumë urrejtjeje ndaj hebrenjve.

Dikush mund të thotë se megjithëse në veprën e Kadaresë ka shumë urrejtje për hebrenjtë, ata e kanë pritur dhe nderuar Kadarenë në Izrael. Hebrenjtë janë të zgjuar dhe të duruar. Ata e kanë ftuar dhe nderuar Kadarenë dhe kanë pritur kërkesën për falje nga ana e tij.

Nuk është e vështirë të vërtetosh antisemitizmin në veprën e Kadaresë. Unë këtu do të përmend vetëm disa raste, pork a shumë më tepër sesa sjell unë këtu. Në novelën “Viti i mbrapshtë”, të botuar se pari në librin-përmbledhje me novela dhe tregime “Koha e shkrimeve” (1986), Ismail Kadare disfatën e përgjakshme të grupit të armatosur atdhetar shqiptar të kapedan Shestanit (emër sllav), e vendos në vendin e quajtur “Çifut Çiflig”. Madje, një personazh i novelës, rapsodi i çetës, Doskë Mokrari, sajon këtë këngë për ngjarjen:

 “Pse u ktheve pas në Çifut Çiflig,

Kapedan Shestan.

Në Çifut Çiflig nata është e ligë,

Kapedan Shestan”. (Ismail Kadare: “Koha e shkrimeve”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1986, f. 357)

Në Shqipërinë e Mesme ku zhvillohen ngjarjet e novelës, madje në gjithë Shqipërinë, nuk ka një vend që të quhet “Çifut Çiflig”. Kadare e ka shpikur këtë toponim, për të shenjuar një vend të mallkuar, duke u nisur nga pikëpamja për çifutët (hebrejtë) si njerëz të mallkuar. Në këngën që Kadare e ve në gojën e Doskës thuhet: “Në Çifut Çiflig nata është e ligë”. Merret vesh se përse: ashtu siç janë të ligj çifutët(hebrenjtë), që i kanë dhënë emrin këtij vendi, ashtu është e ligë dhe nata në këtë vend. Pra, natyra djallëzore e çifutëve (hebrejve) projektohet tek natyra, tek koha në atë vend. Kjo lidhet me bestytninë se vendet ku banojnë çifutët janë vende të këqiaj, për shkak se ata bëjnë magji të zeza atje. Në novelë pronari çifut i çifligut përshkruhet si trafikanti i parë i drogës në Shqipëri, që në Luftën e Parë Botërore: “Si qe e mundur që ishin zënë në gjumë të gjashtë rojat? Pandehma se në një skutë të hambarëve komitët mund të kishin gjetur një sasi gjethesh hashashi, që e kishin marrë për çaj mali ose sherebele (pandehmë e ngritur vite më pas në kujtimet e Karl Buhbergerit, pas zbulimit prej tij në arkivat e Vjenës të një dokumenti që vërtetonte se çifligari shqiptar me origjinë çifute Isak Agai shërbente si furnizues i hashashit të papërpunuar për kontrabandistët austriakë), ishte jo fort bindëse, për arsyen e thjeshtë se ishte vështirë të besohej që malësorët shqiptarë të ngatërronin gjethet e çajit të malit me ato hashashit”. (Ismail Kadare: “Koha e shkrimeve”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1986, f. 357)

Është e tepërt të thuhet se të gjitha këto janë sajim i fantazisë së Kadaresë, një fantazie antihebreje në këtë rast. Nuk ka asnjë dokument të tillë në arkivat e Vienës, është sajesë letrare e Kadaresë.

Në novelën e Kadare “Ura me tri harqe”, botuar së pari në triptikun “Ura me tri harqe” (1977), Kadare projekton në Mesjetë, në shekullin XIV, propagandën anti-Semite të shekullit XX të korporatave të mëdha ndërkombëtare, të kontrolluara nga hebrenjtë, të cilat shfrytëzojnë popujt e botës.  Ismail Kadare, duke bërë një parabolë historike tregon se si në gjithë truallin e Arbërisë dhe më gjerë, një koncern shumëkombësh ka marrë me koncesion nga princat shqiptarë të drejtën e lundrimit nëpër lumenj me lundra dhe trape, nga të cilat nxirrte fitime të mëdha prej shpërblimit që paguanin udhëtarët që kapërcenin lumenjtë. Ismail Kadare shkruan në novelën e tij: “Pranë trungjeve ku lidhet trapi gjatë natës, është një tabelë llamarine, ku me shkronja të shtrembra, janë shkruar fjalët ‘Lundra dhe trape’ Ka shumë vite që të tilla tabela llamarine janë vënë kudo dhe jo vetëm në viset e kryezotit tonë Stres të Gjikëve, ose Stres Gjikondit, siç e thërresin shkurt, por dhe më tutje, madje edhe përtej kufijve të shtetit të Arbrit, në pjesët e tjera të Ballkanit. Kjo paska ndodhur qysh në dimrin e vitit 1367, dhjetë vjet më parë, kur të gjitha trapet e kalimit nëpër lumenj, gjire e liqene i paska blerë një njeri i çuditshëm, i ardhur zoti e di nga, emrin e të cilit s’ e di askush, madje thonë se ai s’ ka emër tjetër veç atij ‘Lundra dhe trape’, që ka mbirë tani kudo, si të ishte një bimë që mbin gjithandej ku ka ujëra e lagështirë…Qyshse ky zot i ri bleu trapet e lundrat, trapaxhinjtë e lundrarët u kthyen në rrogtarë të tij, përveç ndonjë rasti të rrallë, si ai i trapaxhiut kokëshkretë të Përroit të Cungjeve, që pranoi më mirë të vdiste urie, sesa të merrte rrogën e ebreut të mallkuar». (Ismail Kadare: “Ura me tri harqe”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 10)

Sigurisht, e tepër të thuhet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në shekullin XIV, madje nuk ka ndodhur kurrë. Megjithatë, të bën përshtypje fakti që Kadare e bën hebre pronarin e kësaj kompanie shumëkombëshe mesjetare, dhe na thotë se njerëzit e quanin atë “hebreu i mallkuar”. Pra, Kadare jo vetëm tregon këtu urrejtjen e tij për hebrenjtë, por na thotë se shqiptarët i kanë urryer hebrenjtë që shumë shekuj më parë.

Në novelën e Ismail Kadare “Pashallëqet e mëdha”, botuar së pari në triptikun “Ura me tri harqe” (1977), si njeriu më i sofistikuar dhe djallëzor i ekipit të zyrës speciale perandorake osmane, së ashtuquajtur “Kra-kra”, të ardhur në Shqipëri në kohën e shtypjes së rebelimit të Ali Pashë Tepelenës, paraqitet “çifuti Elias”, për të cilin Kadare thotë se është i sektorit të “kujtesës kombëtare”(f. 242), domethënë i zhdukjes së kujtesës kombëtare.

Kolegët e tij të Kra-kra e pyesin çifutin Elias se ç’ është e ashtuquajtura “gjendje e veçantë” që pritet të vendoset në Shqipëri: “Po vallë në gjendjen e veçantë s’ ka përgjakje?- tha Lala Shahini.

-O, kjo është ndryshe, -tha çifuti Elias. –Në atë rast ata do të përgjaken me njëri-tjetrin. Është krejt ndryshe.

-Veç kësaj, në Shqipëri vendosjen e ‘Gjendjes së veçantë’ do ta ndihmonte vetë natyra pasionante e shqiptarëve, apo jo Elias?-tha Sulejmani.

-Çifuti bëri ‘po’ me kokë.”  (f. 244)

Kështu, në penën e Ismail Kadaresë “çifuti Elias” del si armik djallëzor i shqiptarëve.

Në romanin e Ismail Kadaresë “Koncert në fund të dimrit”, ka një personazh që është shkrimtar dhe që quhet Skënder Bermema, me të cilin Kadare ka paraqitur vetveten. Ky Skënder Bermema del dhe tek “Dimri i Madh” dhe me këtë personazh autori paraqet vetveten. Tek “Koncert në fund të dimrit”, Skënder Bermema paraqitet duke shkruar këto vargje:

 “Porsi çifuti i kthyer në fe tjetër,

Ia behu shiu i konvertuar në breshër”. (Ismail Kadare: “Koncert në fund të dimrit”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1988, f. 489) Pse shiu i shndrruar në breshër krahasohet me hebreun e konvertuar? Shiu i konvertuar në breshër është një gjë tinzare, që të dëmton, duke të kapur në befasi. Krahasimi i tij me hebreun e konvertuar aludon për hebrenjtë e fshehtë, të konvertuar në fe të tjera, që e bëjnë këtë konvertim për të sunduar popujt e ndryshëm, ndërsa vazhdojnë të ushtrojnë në mënyrë sekrete ritet hebreje. Në librin e vet “Kronikë në gur”, me kujtime nga fëmijëria, Kadare tregon për një bisedë të plakave në dhomën e pritjes së shtëpisë së vet, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, në vendin ku u rrëzua një aeroplan u gjend dora e këputur e një piloti anglez. Kjo ngjarje komentohet kështu: “Se kjo është koha e të paudhit. Çdo gjë në këtë kohë bëhet së prapthi. Na hodhi zoti një krah anglezi, tani prite kur të na hedhë mjekra gjermanësh, thonj çifutësh e hundë arapësh”. (“Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1978, f. 120.)

 “Koha e të paudhit” është Apokalipsi (Kiameti) paralajmërohet me shumë shenja të këqija një nga të cilat është që nga qielli do të bienë “thonj çifutësh”.

Është kërshërore, se djallëzinë të cilën ua vesh personazheve hebreje të librave të tij, Kadare e ka projektuar edhe mbi shtetin e Izraelit.

Në librin e vet “Linja të largëta” (1971) ku përshkruan një udhëtim në SHBA në 1970 për të pjesëmarrë në Kongresin e Rinisë që u mbajt atë vit në Neë York, nën kujdesin e OKB-s, Kadare tregon urrejtje për Israelin, duke shprehur keqardhjen që Israeli nuk u përjashtua nga ky kongres dhe duke e shpjeguar pjesëmarrjen e Israelit me teorinë e konspiracionit zionisto-imperialist (hebreo-amerikan) kundër popujve, në rradhë të parë atyre arabë: “Izraeli e ndjen veten ngushtë. Edhe atij i vërtitet dëbimi. Mirëpo, me makinacione të shkathëta e djallëzore, me ndihmën e tërthortë të disa fuqive të mëdha dhe me demagogjinë e tij të fortë (delegate izraelit e fillon fjalimin duke dënuar agresionin amerikan në Vietnam!) Izraeli e kapërcen edhe këtë herë situatën e vështirë dhe mbetet në sallë”. (Ismail Kadare: “Linja të largëta”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1971, f. 111.)

Izraeli shtet djallëzor! Në librin me poezi “Koha” (1976), në poezinë “Koha në botë”, Kadare shkruan:

 “Kjo kohë secilit i bën pyetjen

Sa të drejtë ka për qetësi,

Ja, ylli i zi, mbi shkretëtirën e Sinait,

Syri i Moshe Dajanit rri”. (Ismail Kadare”, Vepra, Tiranë 1981, “Naim Frashëri”, volumi I, f. 318.)

Moshe Dajan, ose më saktë Dayan (1915-1981) ka qenë një ushtarak dhe shtetar i famshëm izraelit, i cili njihej si Fitimtari i Gadishullit të Sinait. Kadare sajon figurën letrare se syri i mbuluar me napë të zezë i Moshe Dayan rri si yll i zi mbi Sinai. Ylli i zi është një simbol satanik. Kjo lidhet me paraqitjen e hebrejve si popull i Djallit. Moshe Dayan, për shkak të pamjes së vet piktoreske me syrin e mbuluar me napën e zezë, u bë një ikonë e preferuar për antisemitët arabë dhe të gjithë botës, duke u paraqitur si simboli i hebreut djallëzor dhe keqbërës.

Në librin e vet “Ftesë në studio”, që së pari është botuar në vitin 1990, Kadare tregon për një incident me një vajzë ruse, kur ishte student në Moskë. Ai thotë se e dashura e tij ruse i kërkonte me insistim që ai t’ i shkruante një letër: “Dashke një letër, thashë me vete, duke qeshur së brendshmi. Do ta kesh, pëllumbeshë. Dhe aty për aty u vura ta shkruaja: Ljuba ime e shtrenjtë. Një javë më parë kur me ndihmën e Zotit të shtiva në dorë, (pa guxuar ta shkruaj krejt fjalën e ndyrë ruse, shënova vetëm shkronjën e parë j… me tri pika), ishte vërtet një gjë e mrekullueshme, një çudnoje magnovienje, siç shkruan Pushkini i madh. Veç në mos më ke ngjitur triperin, (në gjuhën tonë ai emërtohet me një fjalë me tingëllim madhështor skullamendo, e huajtur nga italishtja dhe që të kujton termat e muzikës, andanto, moderato, apo jo?), pra veç në mos ma ke ngjitur triperin, ndonëse një shkrimtar, Heminguej më duket, ka thënë se kur e marr prej teje edhe triperi më duket i mrekullueshëm. Kështu, pra, as ai s’ ma zbeh dot dashurinë për ty, veç në mos e ke marrë prej ndonjë çifuti uzbek, se, pavarësisht nga simpatia që kam për çifutët, kam dëgjuar se çifutët e Uzbekistanit e kanë triperin më të keq se sifilisin”. (Ismail Kadare: “Ftesë në studio”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1990, f. 195)

Edhe këtu hebrenjtë shfaqen si bartës të posaçëm të së keqes! Në novelën e vet “Muzgu i perëndive të stepës”, që është pjesë e librit “Ura me tri harqe” (1978), ku Kadare tregon për studimet e tij në Moskë, ai tregon edhe për momentin në të cilin e dashura ruse e personazhit kryesor, i cili është vetë autori, zbuloi që i dashuri i saj qe shkrimtar. Ajo i urrente shkrimtarët dhe Kadare e përshkruan kështu reagimin e saj kur mësoi se dhe ai qe shkrimtar: “Ajo më vështronte qetësisht, pastaj duke më vënë njërën dorë te supi, afroi kokën dhe, sikur të përpiqej të shikonte diçka që ishte thellë syve të mi, diçka që s’ dukej, thellë kafkës, me një zë të ngrirë, sikur po më thoshte: ti tashmë je i demaskuar në sytë e mi, ti je një vrasës, një anëtar i mafias, i sionizmit botëror, i Ku Kluks Klanit etj., tha fare ultazi:

-Ti je gjithashtu shkrimtar.” (Ismail Kadare: “Ura me tri harqe”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 438-439.)

Sikur shihet, kur Kadare kërkon të përshkruajë të keqen absolute tek një individ ai i referohet hebreut të përkushtuar për çështjen e vet nacionale (zionisti) dhe Zionismin (idenë nacionale hebreje që kishte si synim kryesor krijimin, mbrojtjen dhe prosperimin e shtetit të Israelit), e ve në një radhë me mafien ndërkombëtare dhe organizatën raciste, praktikisht fashiste, Ku Kluks Klanin. Për Kadarenë, zionisti, pra hebreu i cili i është përkushtuar realizimit të aspiratës nacionale hebreje, është i barabartë me një vrasës, një mafioz dhe një fashist.

Në fund një pyetje për Ismail Kadarenë: A gënjej unë nëse them se gruaja e tij e ka akuzuar si agjent të KGB? Për këtë do të sjell prova, pasi të kem pritur disa ditë përgjigjen tuaj.

/Marrë për Citynews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fred30/05/2022 14:26

Kam nevojë për një kredi urgjente nga Whatsapp për Fred Larry  https://wa.me/+967737371424 Jeni burrë apo grua biznesi? Ka ardhur koha për të përmbushur ëndrrën tuaj, Ne jemi kompani kreditore e certifikuar, ofrojmë kredi me një interes të ulët prej 3%, për individë dhe kompani në të gjithë globin, në çdo monedhë që dëshironi, paund, dollarë, euro etj. Mbështetuni tek ne sot për një kredi të shpejtë dhe të garantuar na kontaktoni nëpërmjet Email: (fredlarryloanfirm@gmail.com) ose (fredlarryloanfirm@hotmail.com) Numri Whatsapp:  https://wa.me/+967737371424

Bridget Cooper05/09/2019 23:04

Lajm i mirë për të gjithë të interesuarit për të marrë një kredi kapitali dhe forma të tjera kredie për qëllime të ndryshme. Ne jemi duke përdorur platformën e reklamimit në internet të kompanisë sonë për të njoftuar para publikut të gjerë se ne ofrojmë kredi për kompani private, individë, pronarë të bizneseve e.t.c me një normë të ulët interesi. Kjo është për të informuar publikun e gjerë se kompania jonë e kredisë është një organizatë globale e huazimit e përkushtuar për të siguruar kredi të parave të gatshme të siguruara për individë dhe kompani të kualifikuar me një normë interesi të subvencionuar në vit. Ne kemi ndihmuar një numër të madh të individëve dhe organizatave që janë përballur me vështirësi financiare në të gjithë botën. Kur aplikoni me ne, po aplikoni me një kompani të besueshme që kujdeset për nevojat tuaja të financimit. Ne do të kujdesemi për ju gjatë gjithë procesit. Ejani në zyrën tonë sot ose mund të na kontaktoni përmes emailit të zonjës BRIDGET COOPER: COOPERBRIDGET22@GMAIL.COM Mund të na kontaktoni gjithashtu në Whatsapp: +1 (929) 251-1654 Ju mund të merrni kreditë e mëposhtme nga ne; Hua për kapitalin e biznesit, Kredi personale, hua për strehim, Hua pa borxh, Hua arsimore, hua për krijimin e ndërmarrjes, Kredi individuale, Kredi shëndetësore Kredi bujqësore Kredi për veturë Mos ngurroni të na kontaktoni sot dhe përjetoni mundësinë e ndryshimit të jetës financiare që ofron kompania jonë. Bëhuni dëshmitar i ofertave tona sot, në mënyrë që të mund të informoni të tjerët që kanë nevojë për hua, gjithashtu të përjetojnë lirinë financiare që keni. Edhe një herë mund të na kontaktoni me emailin e zonjës BRIDGET COOPER: COOPERBRIDGET22@GMAIL.COM. Mund të na kontaktoni gjithashtu në Whatsapp: +1 (929) 251-1654 Faleminderit.

linda moore16/01/2019 00:33

A keni nevojë për një hua A jeni një burrë apo grua biznesi? A keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për hua për të shlyer borxhin apo për të paguar faturat apo për të filluar një biznes të mirë? A keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? E-mail: (lapomicrofinancebank2@gmail.com) Ne ofrojme sherbime te garantuara te kredise per cdo shume dhe per cdo pjese te botes per (individet, kompanite, agjentet e paluajtshmerise dhe organet e korporates) ne normen tone te mrekullueshme te interesit prej 2%. Për aplikim dhe më shumë informacion dërgoni përgjigje në adresën e mëposhtme të emailit: lapomicrofinancebank2@gmail.com Ose whatsApp: +1929227999.

Mr. George Anderson15/10/2018 17:27

A keni nevojë për një hua për biznesin tuaj, ose për përdorim personal? Oferta jonë ofron kredi me një normë interesi të ulët prej 2% .. A keni menduar për marrjen e një kredie? Ndoshta ju jeni refuzuar nga banka juaj lokale? përgjigjeni për më shumë informacion nëpërmjet: (georgeanderson.loanfirm255@gmail.com) Klient serioz vetëm nëse nuk jeni i interesuar keni nevojë për një kredi me mirësi të injoroni këtë mesazh Faleminderit! Oferta e huasë.

Williams Loans17/09/2018 02:06

OFERTA E ZGJEDHSHME E ZGJEDHURA APLIKONI TANI. Diten e mire, Të dashur huamarrës, Përshëndetje nga firma e kredisë WILLIAMS. Jemi Huadhënës të Huasë të Certifikuar që ofron kredi për njerëzit që janë në nevoja e kredive, Ne japim kredi për projektin, biznesin, taksat, faturat, dhe kaq shumë arsye të tjera. Ne operojmë me normën e interesit prej 2%. Ka më shumë për të fituar duke marrë një kredi nga kjo kompani, kështu që A keni nevojë për një kredi? A jeni në borxh? Doni të filloni një biznes dhe nevojë të holla? A keni nevojë për kredi apo fonde për ndonjë arsye? Ndihma juaj është më në fund këtu, si ne japim kredi për të gjithë në një të lirë dhe normë interesi të përballueshme prej vetëm 2%, nëse jeni të interesuar me mirësi na kontaktoni sot në : (doiamloans14@gmail.com) dhe të merrni kreditë tuaja sot. Për më shumë informacion në lidhje me shërbimet tona, ju lutem na leni e di shumën e kredisë që ju nevojitet dhe kohëzgjatjen e huasë. ne japim sa vijon; * Kreditë personale (të sigurta dhe të pasigurta) * Kredi Biznesi (të Sigurta dhe të Pasigurta) * Kredi për konsolidim dhe shumë më tepër. Ne jemi të certifikuar, të besueshëm, të besueshëm, efikas, të shpejtë dhe dinamik. Nëse jeni të interesuar ju lutemi na kontaktoni në: williamloans14@gmail.com WhatsApp: +2348027965239 Paç fat, Kujdesit të konsumatorëve. SHOQËRIA E KREDISË WILLIAMS.

martha logan18/08/2018 12:39

DËSHMIT MBI MËNYRËN E KRIJIMIT TË NJERIUT NGA NJË KREDITË E VËRTETË DHE E MIRË KOMPANIA THOTË KELVIN KREDI KOMPANIA. Unë jam shumë i lumtur sot DHE Zoti BLES KELVIN KREDI KOMPANIA. OFERTA E ZOTIT URGJENTE APLIKOHEN TANI. Përshëndetje, Emri im është Znj. MARTHA LOGAN, jam nga CHICAGO USA, jam e martuar, e kam qenë në kërkim për një kompani të mirëfilltë të kredisë për 5 muajt e fundit dhe të gjitha i mori ishte një grup mashtrimesh që më bëri të besoja dhe në fund e ditës, ata morën paratë e mia pa dhënë asgjë në këmbim, të gjitha shpresa ime ishte e humbur, u hutua dhe u frustrua, e gjeja shumë e vështirë për të ushqyer familjen time, kurrë nuk kam dashur të kem ndonjë gjë për të bërë me kompanitë e huasë në internet, kështu që unë shkova të huazoja para nga a mik, i thashë të gjitha asaj që ndodhi dhe ajo tha se ajo mund të më ndihmojë, kjo ajo njeh një kompani të huasë që mund të më ndihmojë me çdo shumë të kredisë të nevojshme nga mua me një normë interesi shumë të ulët prej 2%, që ajo mori vetëm një hua prej tyre, ajo më drejtoi se si të aplikohesha për kredi, e bëra ashtu siç më tha, i aplikova me ta në Email: (kelvinloans86@gmail.com), Unë kurrë nuk besova, por unë u përpoq dhe të mia surprizë më e madhe kam marrë kredi brenda 24 orëve, unë nuk mund të besoj, Unë jam i lumtur dhe i pasur përsëri dhe unë jam duke e falënderuar Perëndinë se një hua të tillë kompanitë si ky ende ekzistojnë mbi këtë mashtrimet në të gjithë vendet, ju lutem i këshilloj të gjithë ata që kanë nevojë për kredi për të shkuar (kelvinloans86@gmail.com) ata kurrë nuk do të dështojnë, dhe jeta juaj do të ndryshojë si imi. Kontaktoni me shpejt Kelvin Loans COMPANY sot dhe merrni kredi nga ta, Zoti bekon kompaninë e kredisë kelvin për ofertën e tyre të mirëfilltë të kredisë.  Sigurohuni që të kontaktoni Kelvin Loan për huanë tuaj sepse kam marrë huanë time me sukses nga kjo kompani pa stres. Ju lutemi kontaktoni ata nëse janë të interesuar për më shumë informacion nëpërmjet kontaktit të tyre më poshtë EMAIL: kelvinloans86@gmail.com WhatsApp: +2348130283464

JIM BUFFER23/05/2018 23:51

Ne kemi krijuar për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për ndihmë, ne ofrojmë kredi me normë interesi prej 3%, si ndihma financiare. Prandaj, nëse po kaloni vështirësi financiare ose keni ndonjë rrëmujë financiare dhe keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj keni nevojë për një hua për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat, për të filluar një biznes të mirë, ose keni vështirësi për të marrë kredi nga bankat lokale, ju lutemi na kontaktoni me e-mail: trustfunds804@outlook.com

oceanfmortgages@gmail.com22/05/2018 23:01

A keni nevojë për një hua urgjente për të pastruar borxhet tuaja apo keni nevojë për një hua të kapitalit për të përmirësuar biznesin tuaj? A jeni refuzuar nga bankat dhe agjencitë e tjera financiare? A keni nevojë për një konsolidim kredie apo hipotekë? Mos kërkoni më shumë, sepse ne jemi këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës. Kjo është një kompani e lehtë e kredisë. Ne ofrojmë kredi për ata që janë të interesuar në një normë interesi të arsyeshme prej 2%. Gama varion nga $ 5,000.00 deri në një maksimum prej $ 100,000,000.00 dollarë. Kreditë tona janë të siguruara mirë, pasi siguria maksimale është prioriteti ynë. Na kontaktoni me email: oceanfmortgages@gmail.com Të fala Max Bent oceanfmortgages@gmail.com   2% Huamarrja origjinale dhe Garancia oceanfmortgages@gmail.com

fred13/05/2018 17:19

keni nevojë për një hua A jeni në një krizë financiare ose keni nevojë për para për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për një hua për të paguar një borxh ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të mirë? A keni një vlerësim të ulët të kreditit dhe a keni probleme me marrjen e një hua nga bankat vendore dhe institucionet e tjera financiare? Ja mundësia juaj për të marrë një hua nga Organizata jonë. Ne ofrojmë kredi individëve për qëllimet e mëposhtme dhe shumë më tepër. Kreditë personale, zgjerimi i biznesit, fillimi i bizneseve, arsimi, konsolidimi i borxhit, para e vështirë. Ne ofrojmë kredi me një normë interesi të ulët prej 3%. Na kontaktoni me e-mail: fredmorefinance@gmail.com Çfarë është: +919654763221

Mrs Lola Daniel20/02/2018 22:53

A keni nevojë për kredi të çfarëdo lloji? A jeni në ndonjë rrëmujë financiare apo keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Këtu është një mundësi për të marrë hua tuaj të vogël dhe të mëdha për të rritur dhe filluar biznesin tuaj të anykind.we japin kredi për publikun në një normë shumë të reduktuar 3% të interesit.ni jemi dinamike, të besueshme, efikase dhe besim të denjë. Na kontaktoni tani për kreditë tuaja afatshkurtra dhe afatgjata. Na kontaktoni tani, për më shumë informacion dhe aplikim. Ne ofrojmë hua personale, kredi për konsolidimin e borxhit, kapital sipërmarrës, kredi biznesi, kredi për arsim, kredi për shtëpi ose "kredi për çfarëdo arsye!". Megjithatë, Metoda jonë, ju ofron mundësinë të përcaktoni shumën e kredisë së nevojshme dhe kohëzgjatjen që mund të përballoni EMAIL: eaglehomemortgage001@gmail.com JEMI KËTË KREDITË TONË PËR KORRESPONDENCEN DHE TË RESPONI NË NDRYSHIM. Të fala, Zonja Lola Daniel EMAIL: eaglehomemortgage001@gmail.com

David Peterson26/01/2018 11:51

Duke kërkuar për një hua urgjentisht? Dëshironi të rregulloni faturat tuaja dhe Blerjen e Pronës (Kredi për Investime) / Kredi për ndërtim? Unë mund t'ju garantoj 24 orë miratimin e kredisë me një përqindje prej 2. Ne jemi një kompani investuese e klasit botëror që ofron të gjitha llojet e shërbimeve financiare me terma fleksibël të ripagimit dhe një orar të mbylljes në kohë. Na kontaktoni me e-mail për informacion të detajuar. Email: davidpetersonloanfirm1@outlook.com

Mrs QUEEN OWEN14/10/2017 17:07

Emri im është znj. QUEEN OWEN, C.E.O nga "STREHIMI I HUAJA TË QASJES" Një huadhënës kredie i cili i jep mundësi jetës së rastit dhe një normë interesi prej 2%. A keni nevojë për një hua urgjentisht për të paguar borxhet tuaja apo keni nevojë për një hua për të rritur biznesin tuaj? e kredisë së huasë për garantimin e huasë. Mos shikoni më shumë sepse ne jemi këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës! ne u japim kredi kompanive, subjekteve private dhe personave të besuar me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm dhe një periudhë mospagimi prej gjashtë muajsh para fillimit të ripagimit të normës mujore të kredisë. (Queenowen9@gmail.com) A keni nevojë për një hua emergjente për normë të lirë? A jeni në borxh? A keni një kredi të keqe? A jeni refuzuar nga bankat apo huadhënësit e huasë? A keni nevojë për një hua për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për një hua për jetë? A keni nevojë për një hua për strehim / investim? na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: (queenowen9@gmail.com) Të fala Znj. QUEEN OWEN

mrscaroline.lucy@gmail.com28/09/2017 01:13

Përshëndetje, Unë z. Johnson Clark. Ne jemi një ofrues i regjistruar dhe i miratuar i kredive i bazuar në Nigeri. Ne ofrojmë kredi private, kredi komerciale dhe hua personale me norma shumë të ulëta të interesit vjetor prej 2% për njerëzit nga e gjithë bota duke përfshirë vendin tuaj. Ne kemi një periudhë fleksibël shlyerjeje nga 1 vit në 30 vjet. Kredia jonë shkon nga £ / $ / Euro 10,000 deri £ / $ / Euro 350,000 Për më shumë informacion, kontaktoni emailin e kompanisë: mrscaroline.lucy@gmail.com me të dhënat tuaja më poshtë. (1) Emri juaj: (2) Shuma e nevojshme si kredi: (3) Numri i telefonit: (4) kohëzgjatje: (5) Vend (6) Gjinija: Faleminderit Z.Johnson Clark

Norton Finance19/06/2017 10:13

A jeni nën Rishikimi ose Administrimi i borxheve? A jeni në listën e zezë? A po përpiqeni të përballoni pagesat tuaja mujore? Dëshironi të blini një kredi për shtëpi, makinë ose biznes, por ju jeni nën rishikim të borxhit apo administrim? Nëse jeni përgjigjur PO për ndonjë nga pyetjet e mia? Mirësi të na kontaktoni përmes emailit: nortonfinance2017@gmail.com

catherineflores307@gmail.com11/06/2017 17:33

Përshëndetje, Kjo është për të informuar publikun e gjerë se znj. CATHERINE FLORES një kredi prestigjoze private huadhënës ka hapur një mundësi ekonomike për të gjithë ata që kanë nevojë për ndonjë ndihmë financiare. A keni nevojë për një hua urgjente për të pastruar borxhet tuaja apo keni nevojë për një hua në shtëpi për të përmirësuar biznesin tuaj? A jeni refuzuar ndonjëherë nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? Mos kërkoni më tej, sepse ne jemi këtu për të gjitha problemet tuaja financiare. Ne kemi siguruar kredi me normë interesi prej 2% për individë, kompani dhe korporata në një mënyrë, kushte dhe kushte të qarta dhe të kuptueshme. Nuk ka nevojë për kontroll kredie, 100% e garantuar. E-mail: (CATHERINEFLORES307@GMAIL.COM)

catherine flores11/06/2017 17:32

Përshëndetje, Kjo është për të informuar publikun e gjerë se znj. CATHERINE FLORES një kredi prestigjoze private huadhënës ka hapur një mundësi ekonomike për të gjithë ata që kanë nevojë për ndonjë ndihmë financiare. A keni nevojë për një hua urgjente për të pastruar borxhet tuaja apo keni nevojë për një hua në shtëpi për të përmirësuar biznesin tuaj? A jeni refuzuar ndonjëherë nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? Mos kërkoni më tej, sepse ne jemi këtu për të gjitha problemet tuaja financiare. Ne kemi siguruar kredi me normë interesi prej 2% për individë, kompani dhe korporata në një mënyrë, kushte dhe kushte të qarta dhe të kuptueshme. Nuk ka nevojë për kontroll kredie, 100% e garantuar. E-mail: (CATHERINEFLORES307@GMAIL.COM)

Aria 08/06/2017 23:17

Ik o Koti se tani dole hapur qe je antiamerikan dhe antishqiptar pro rus dhe ordiner ne analiza eshte turp qe ky popull lexon sharlatane sI ty ti ke nevoje per psikiater se psikologu nuk ben pune

Novruz Taip Vishanji13/05/2017 05:26

Po Ritvan Hodajn e mban mend ne 03.06.2004 kur te denoi me motivacionin : "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndermjet kombesive dhe racave e feve" ? Apo ke harruar çfare ke thene per hebrejte, te cilet e personifikove ne Diverolin e Gerdecit ? Ti je vetem nje zgjyre mejhanesh qe duhet lyer me gelqere te pashuar, ne çdo second te dites, sepse ndryshe helmon edhe gjirizet e rrugices kur dikur luaje me bishta minjesh e godisje me gure macet e mehalles.

Kardareja13/05/2017 00:17

Ky Kac Myftaraj mund te duket loqe, por loqe komplet nuk eshte. Nuk eshte se beri gje te madhe, vetem qe harroi ti thoshte Perva Kurva ! Pra, Kurva e Pare, pasi ashtu ishte me te shkretin dashnor- President. Po per kete pune me mire flet Bamiri i Topajve se ai ka eksperience. Ismaili (shyqyr qe nuk na e ka ndryshuar emrin se tani e kemi dhe Francez me pasaporte dhe mbron Atdheun e vet, se Shqiperise ja beri mutin qe ne Tetor 1990, shyqyr qe nuk ishte ketu je Dhjetor 1990 se do te na tboshte qe Demokracine jua solla une, edhe PD e formova une, edhe studentet i ngrita une) ! Kuptoheni te mjerin Ismail, se ka hallin e vajzes qe e ka ambasadore te Frances, me falni te Shiperise qe ja beri mune qe ne 1990. Besi sa vjec ishe atehere bija ime ? E ke me hak se shkruan Babi qe te mbash punen ti e papune e Frances ....

Ardian12/05/2017 19:30

Zoti Myftaraj pse i bini kaq gjate? A nuk ju kujtohet juve, ne vitet 1979-1980 kur Kadareja shoqerohej me djalin e vogel te Mehmet Shehut? Aq shpesh shiheshin ne xhiron e Bulevardit sikur te ishin vellezer siameze. Pastaj kur Mehmetin e likujduan, te gjithe bashkepuntoret e tij me kuc e me mac u syrgjynosen. Vetem Kadareja shpetoi. Une kam bindjen se Kadareja ja qene nje spiun i Kategorise "A" i Sigurimit te Shtetit. Te tjerat qe po ndodhin sot, apo letra qe i drejtoi Lulzim Bashes ne 2011 kuptohen pastaj me mire.

altini12/05/2017 18:39

Kastriot, ja ke fut krejt kot kesaj here. Kete radhe u bere si ata punonjesit e partise qe qemtonin per gabime ideologjike ne tregime e romane.

Novruz Taip Vishanji12/05/2017 18:09

Po Ritvan Hodajn e mban mend ne 03.06.2004 kur te denoi me motivacionin : "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndermjet kombesive dhe racave e feve" ? Apo ke harruar çfare ke thene per hebrejte, te cilet e personifikove ne Diverolin e Gerdecit ? Ti je vetem nje zgjyre mejhanesh qe duhet lyer me gelqere te pashuar, ne çdo second te dites, sepse ndryshe helmon edhe gjirizet e rrugices kur dikur luaje me bishta minjesh e godisje me gure macet e mehalles.

xhaja nga Kavaja .12/05/2017 15:00

Kastriot : perse ke kaq urrejtje,mllef e egersi ne shkrimet e tua ?!! Mos vall prej andropauzes ? ps. femrat mbas njefar moshe shkojn ne menopauz.

Beso12/05/2017 14:50

Ka cene anti shqiptar edhe do te ngelet per jete nje komunist felliqur

Beso12/05/2017 14:30

Kadare po te ishte atdhetar i vertete nuk do kerkonte strehim politik ne france ne 1990 kur u ngrite rinia ne revolta i shau edhe nga franca nuk zhduket fara komuniste nga shqiperia shume e veshtire duhet ce te behet me kec se 97

krasasi tp12/05/2017 10:25

Mbreme te emisioni "Opinion" te Blendi Fevziut ne klan ishin mbledhur nje dyzine "gjykatsish" derdimene(perjashto z.Manjani) per ti bere gjyqin jo vetem Kastriotit por gjithe qytetareve qe komentojne ne portale duke shfrytezuar mundesite qe ofron teknologjia.z.Fevziu duke shfrytezuar dhe abuzuar me median dhe klanin qe i sherben dhe e perfaqeson denjesisht, u shpreh kunder fjales se lire,te drejtes se qytetareve per tu shprehur ndaj keq qeverisjes dhe fenomeneve qe ata i gjykojne si te demshme per interesin publik.Pamvaresisht disa teprimeve dhe fyerjeve te perdorura nga komentuesit qe z.Fejziu i kish perzgjedhur me kujdes ne funksion te strategjise per tua mbyllur gojen qytetareve dhe publicisteve dhe per ta kufizuar hapsiren mediatike ne kufijte qe i percaktojne Klanet e qeveritareve, z.Fevziu deshtoji. Nje liber i tere 500 faqe ku z.Fevziu eshte goditur dhe hedhur nokaut nga K.Myftaraj do ishte i mjaftushem qe ta hidhte ne gjyq Kastriotin dhe ta cvleresonte por edhe ta demtonte financiarisht, apo ti kunderpergjigjej me nje shkrim.Por ska argumenta, nuk eshte ne nivelin e Kastriotit as ai as lakejt qe kish mbledhur qe e etiketonin z.Myftaraj si nje te lene nga mend."Nuk kishin ci benin gomarit dhe i binin samarit"ju versulen qytetareve.

korabi12/05/2017 09:00

Bravo Kaci.Nenkryetari i Frontit Demokratik zevends i Nexhmies eshte mesuar te ulet ne gjuje turpe per te .Don edhe cmimin nobel

Arber12/05/2017 04:25

Kastrioti vetem gelltit po nuk e pertypy hic.

Cunat e Burgut12/05/2017 01:26

O Kac edhe po te shkoje ne burg do te respektoheshe, madje do kishe edhe mbrojtje. Por ajo Vllahutini i ka alamet bythesh

Atdheu11/05/2017 17:35

Kaci na mungon shume tek cani ??? Nuk e di pse kadare nuk eshte ftuar nga cani Shpresojme le te debatojne nje here te dy haaaaaaaa Faleminderit zoti Myftaraj

FISHTA11/05/2017 17:18

Edhe nga citimet e Kastriotit nga vepra e Kadaresë, ka fjalë, figura letrare, ide, fjali, që tregojnë se çfarë talenti është në të vërtetë Kadareja. Megjithëatë unë nuk kuptoj një gjë: çfarë e DETYROI Kadarenë të shkruante atë letër?

...11/05/2017 17:09

O Shpetim bastard je vete o plehre. Po pse ai qe shkruan te verteta dhe ka kurajo qenka bastard? Kastriotit bravo i qofte qe ka bole e flet hapur. e Provoi Kadareja bashke em Raimonda Bulkun kur e hodhen ne gjyq dhe u terhoqen se do diskretitoheshin. Kakadare te flasi per ate djale qe e la cyryk dhe qe jeton ne Amerike tashti, gabimi i te cilit ishte pse dashuronte gocen e Kakadarese

koentuesi11/05/2017 17:01

Kastriot:E ke gabim qe merresh me shkrimtarin I . K .(homologun e D . A ) sepse shkrimi per kroaten e perzene nga vendi i saj,nuk e ka shkruajtur ai por .... Ne se e ka shkruar ai do kete qene duke lexuar librin e skrimtarit XH.LONDON,"Kushtrimi i te pareve"sepse sot ne pushtet jane pasardhesit e atyre qe u ka sherbyer.Me kete shkrim pa tjeter do te marre cmimin " NOBEL ". Ndersa per DROGEN qe po kriminalizon vendin e qe kroatja apo ndonje TJETR nuk flasin atje ku duhet,te " Madhit "Kadare nuk i itereson sepse trashegimtaret e tij apo edhe Ai vete nuk rrezikohen. " LARG B..... SIME " thote " i madhi ".

Emri rudi elo11/05/2017 16:47

Shkrimtari dhe gazetari nuk jane ne nje beteje gladiatoresh, as joshje dashnoresh, asnje fyerje nuk eshte respekt, e verteta do agrument, ne te mire te se vertetes, syvenger ndaj njeri-tjetrit mbetem ne jete te jetes.

TIRANA11/05/2017 16:27

Po i pergjigjem komentuesit Perkaçin!!! Te gjithe shembujt jene ne Librin DESPOTIZMI INTELEKTUAL!!!! Ky eshte botuar ne 2008, nga KASTRIOT MYFTARAJ!!! Ju mund ta gjeni ne internet po te kerkoni pak, libri ka 500 faqe, pune te mbare!!

TIRANA11/05/2017 16:02

Po i pergjigjem komentuesit Perkaçin!!! Te gjithe shembujt jene ne Librin DESPOTIZMI INTELEKTUAL!!!! Ky eshte botuar ne 2008, KASTRIOT MYFTARAJ!!! Ndërmarrja botuese «GJON BUZUKU»!!! Prishtinë / KOSOVË / Kuvendi i Bujanit 42!! Ju mund ta gjeni ne internet po te kerkoni pak, libri ka 500 faqe, pune te mbare!!

koentuesi11/05/2017 15:59

Kastriot:E ke gabim qe merresh me shkrimtarin I . K .(homologun e D . A ) sepse shkrimi per kroaten e perzene nga vendi i saj,nuk e ka shkruajtur ai por .... Ne se e ka shkruar ai do kete qene duke lexuar librin e skrimtarit XH.LONDON,"Kushtrimi i te pareve"sepse sot ne pushtet jane pasardhesit e atyre qe u ka sherbyer.Me kete shkrim pa tjeter do te marre cmimin " NOBEL ". Ndersa per DROGEN qe po kriminalizon vendin e qe kroatja apo ndonje TJETR nuk flasin atje ku duhet,te " Madhit "Kadare nuk i itereson sepse trashegimtaret e tij apo edhe Ai vete nuk rrezikohen. " LARG B..... SIME " thote " i madhi ".

Berti11/05/2017 15:53

Ismaili s' ka me gjunje as perkulet as mbaron pune I dhembin kocka e kokallat sin ndodhte me tezet e hallat te sokaku I te mareve ne rini vate Ismali e zu qenia pleqeri

Indrit11/05/2017 15:22

Kadare je jashteqitje e Kombit Shqiptar. E ke treguar veten shume here si i tille. Larg legenave qe mbajne ere te ndyre.

TIRANA11/05/2017 15:21

Po i pergjigjem komentuesit Perkaçin!!! Te gjithe shembujt jene ne Librin DESPOTIZMI INTELEKTUAL!!!! Ky eshte botuar ne 2008, KASTRIOT MYFTARAJ!!! Ndërmarrja botuese «GJON BUZUKU»!!! Prishtinë / KOSOVË / Kuvendi i Bujanit 42!! Ju mund ta gjeni ne internet po te kerkoni pak, libri ka 500 faqe, pune te mbare!!

Kadareqiromanaqis11/05/2017 14:36

O kadare vetem nje pyetje kam per ju pse i del zot gjithmone te huajve e asnjeher te vetme shqiptarit (sma nxen goja me than bashkombasve tuaj) ti do kalosh historin si njeriu me i shitur dhe qe ke punuar kundra popullit shqipfoles.

Kadareqiromanaqis11/05/2017 14:35

O kadare vetem nje pyetje kam per ju pse i del zot gjithmone te huajve e asnjeher te vetme shqiptarit (sma nxen goja me than bashkombasve tuaj) ti do kalosh historin si njeriu me i shitur dhe qe ke punuar kundra popullit shqipfoles.

guximi11/05/2017 14:27

Je i madh Kaci

Perkacin11/05/2017 13:31

Pyetje: Kastriot, pse nuk i ke thene qekuri ketq deklarime? Cfare nenkupton kjo gje per karakterin tend? Gjithsesi, Kadarese i ke dhene nje ,,dush te ftohte,, qe do e shpjeri ne Spital urgjent! Pergjigju Kastriot;

Emigranti shkodran11/05/2017 13:08

BRAVOOOO Kastriot.Ja bere mire atij kelyshi te Enverit.Ja bere mire dhe kelyshes Kroate.E meritojne te dy analizen e perkryer ngavpenavjuaj.RESPECT

rednex11/05/2017 12:40

Bobo cna gjeti na u be edhe kacoja teme dite e shtypit..

TIRANA11/05/2017 12:38

Vajza e Ismail Kadares, Besiana, është Ambasadore e Përhershme e Shqiparise në UNESCO. Kastrioti ka shkruar nje liber me 500 faqe, kunder Kadarese. Kadareja u ngaterrua dhe me Çilin dhe shkruajti leter kunder Fatos Lubonjes ! Besiana, Edi, Romana, Çili, ? ? Pikellimi i Kadarese eshte i kuptueshem ! Kanabisi kur e pi ka nje veti : Ai te zbut dhe te ul ne gjunje tek Zonjat dhe nuk shikon me kultivuesit ! Pastaj keto ‘thashetheme’ facebook, arrestime, ambasadore, zonja e pare, ku*va, Pantovçak, veting, kanabis, droge, banka, çili me te birin, … A nuk jane te ngjashme me veprat e Kadarese ? Nepunesi i Pallatit te endrrave, Kush e solli Doruntinen,…. Si mund ti bente balle, Kadareja, tundimit qe vjen nga thellesia e shpirtit e te mos merrte pjese ne kete Novele te Stefan Cvajkut ! « Njezetekater ore nga burgosja e Kastriotit ».. Pastaj, origjina e Romanes eshte Kroate me paraardhes Ilire dmth Shqiptare ! Une po ndalem ketu, nuk eshte me puna ime, Kadareja dhe Kastrioti te vazhdojne te shkruajne, sepse tani kane me çfare te merren edhe per disa vjet ! Duke i uruar Kadarese jete te gjate, sepse Kastrioti e ka kohen perpara, se eshte me i ri, per te na i perpunuar keto ngjarje artistikisht ! Vlahutin meriton vertet, nje Roman ! Se fundi : Kadareja hapi Kutine e Pandores ! Kadareja e krruajti vete, tani Kastrioti ka te drejte morale dhe ligjore te shkruaje dhe spjegoje arrestimin, si dhe Zotin Kadare qe kerkon falje per Menderen e Vlahutinit. Kadareja te qetesohet me Kanabis, se Kastrioti se le me rehat, sa te kete leter per te shkruar !

Bruno11/05/2017 12:33

Kacua ka te drejte, Kadare e uli piacen me ate frazen per karakurven Kroate, normale qe tani do prese gjithe urejtjen e nje pjese te mire te Shqiptareve.

kavajoti11/05/2017 12:22

o portali i nderuar syri net trajto hallet e popullit qe kane njerezit sot ne shqiperi e mos u mer nje idiot qe na hiqet sikur i di te gjitha.

Qibarja11/05/2017 11:54

Kadareja e krruajti vete, tani Kastrioti ka te drejte morale dhe ligjore te shkruaje dhe spjegoje arrestimin, si dhe Zotin Kadare qe kerkon falje per Menderen e Vlahutinit, e cila i dhemb sepse e bija eshte ambasadore (papasadore) e Shqiperise ne Unesko ! Kadareja te qetesohet me Kanabis, se Kastrioti se le me rehat, sa te kete leter per te shkruar !

Fier11/05/2017 11:54

Kadare ti perulet nenes qe i la ulok djalin me torturat e diktatures se i dashuronte te bijen

Berisha11/05/2017 11:37

Ketij kacit i duhet bere nje M... i madh mu ne fytyre.

Optimus11/05/2017 11:36

Ore car publikoni keto shkrime te ketij robQ... se na cate k...

Daj Jaku11/05/2017 11:26

Të lumtë pena. Në kohën e diktaturës gjakatare, ku Kadare shkruan se Shqiponja fluturon lart, gjithashtu kërkon rrënjët e pardhisë komuniste, në të cilën ishte një nga pashallarët, pra në atë kohë kanë ndodhur 2 ngjarje të llahtarëshme të denja për vepra shekspiriane. I madhi Asllan Rusi guxoi të dashurohej me vajzën e diktatorit Hoxha, e trodhën, e torturuan, e shpërbënë, e vdiqën, e vranë, vrau vehten dhe i vëllai, Rahmi Rusi. Një djalë i thjeshtë, i shkëlqyer guxoi të dashurohej me vajzën e pashait Kadare, (zëvëndës i Nexhmijes), i shkreti djalë, pësoi një fat të ngjashëm, u interrnuan familjarisht, i shpërbënë si familje. Krime kundër njrzimit. Fjala kurvë nuk ka pse ta shqetësojë Kadarenë, ai ka qenë përjetësisht përkrahës i shoqërisë dhe i familjes së hapur në veprën e tij por edhe në jetën e tij, për kadarenë nuk është fyerje, është virtyt, është kompliment.

Qytetar11/05/2017 10:57

SORROSJANI KADARE NJE SPIUN I ENVER HOXHES I PERULET FLOKEKUQES PO PER ÇFARE ?????.JE NJE PSEUDO SHKRIMTAR ME BINDJE KOMUNISTE O SHOKU ISMAIL KADARE. TURP TURP TURP PER TY.

TONI11/05/2017 10:56

respekte KASTRIOT!

Ceni11/05/2017 10:44

Hallall o Kastriot.

Bec Banuku11/05/2017 10:43

Ky eshte pretended NOBELISTI yne

shpetim11/05/2017 10:41

Si ka mundesi qe nje bastardi te till ei jepet hapesire ne mediat tona!?

Shto koment

Denonco