Lajmi i fundit

Plagosje me thikë në Durrës, dy të arrestuar

Blushi: Kur Rama-Meta shtyjnë regjistrimin e koalicioneve, përse mos shtyhen edhe zgjedhjet siç kërkon Basha?

Blushi: Kur Rama-Meta shtyjnë regjistrimin e koalicioneve, përse mos shtyhen edhe zgjedhjet siç kërkon Basha?

19:25, 19/04/2017
A+ Aa A-

Deputeti Ben Blushi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta që kërkojnë shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve për zgjedhje, pasi afati përfundimtar është sot.

Duke folur jashtë seancës së sotme parlamentare ku dështoi raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, Blushi tha se nëse KQZ pranon këtë kërkesës të Ramës e Metës, atëherë le të pranojë edhe kërkesën e Bashës.

“Nëqoftëse 18 prilli ndryshon padrejtësisht, edhe 18 qershori ka rënë. Të shtysh regjistrimin e partive me një copë letër, është sikur të shtysh shkurtin në mars sepse nuk të pëlqen. Nëse KQZ pranon që të shtyjë regjistrimin e koalicioneve me një letër, përse KQZ mos shtyjë edhe zgjedhjet nga një letër e Bashës dhe Berishës? A keni parë se çfarë seance ishte sot. Mblidhet një qeveri që pretendon se ka 84 vota dhe nuk zgjedh Presidentin”, ka thënë kryetari i LIBRA, Ben Blushi.

Sipas Blushit, shtyrja e datës së regjistrimit të koalicioneve është bërë për shkak se mazhoranca është në krizë, ndërsa Kryeministri Rama tha se shtyrja është bërë për t’i dhënë mundësi opozitës që të hyjë në zgjedhje.

Kërkesa e PS-LSI për shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve, do të shqyrtohet nesër nga KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco